Shtetet e QUINT’it e kanë vizituar sot Deçanin, tokën që është kthyer në konflikt shumëvjecar mes komunës dhe Manastirit të Deçanit.

Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovës, bashkë me BE’në KFOR’in dhe OSBE’në kanë biseduar sot me dy protagonistët e konfliktit për punimet e rrugës së Deçanit.

Ambasadorët, përmes një komunikate, tregojnë se kanë pasur takime me kryetarin e komunës, Bashkim Ramosajn dhe me igumenin e Manastirit, Sava Janjiq. QUINT’i kërkon që të zbatohen ligjet e Kosovës, në veçanti ai që u jep të drejta zonave të mbrojtura të komuniteteve pakicë të Kosovës.

“Ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, KFOR’it dhe OSBE’së kanë vizituar rajonin e Decanit për mbledhjen e fakteve. Ata u takuan ndaras me kryetarin e Decanit, Bashkim Ramosaj dhe igumenin Sava Janjiqin e Manastirit. Ne u bëjmë thirrje palëve që në mënyrë strikte t’i përmbahen ligjeve të Kosovës, sidomos ligjit të vitit 2008 për Zona Speciale të Mbrojtura dhe të adresojnë çfarëdo shqetësimi brenda kornizave të Këshillit për Monitorim dhe Zbatim, para se të ndërmarrin veprime”, thuhet në komunikatë.

Lexo po ashtu:  “Hertz” aplikon për faliment – Pandemia “fshin” kompaninë emblemë 100-vjeçare të makinave me qira

Gjykata Kushtetuese pati dalë me një vendim për tokën e konstuar, duke i dhënë të drejtë pronësie Manastirit për më shumë se 24 hektarë. QUINT’i kërkon që të zbatohet ky vendim, që është refuzuar nga komuna për 4 vjet.

“Për më shumë, ne u kërkojmë autoriteteve të Kosovës që të zbatojnë vendimin e Gjykata Kushtetuese, të nxjerrë në maj të vitit 2016, në lidhje me rastin e pronësinë e tokës në Decan. Përfundimisht, ne i kërkuam Qeverisë së Kosovës që në mënyrë të shpejtë të zgjidh çështjen e punimeve të rrugës, sipas atyre që i përmendem më lartë”, thuhet në njoftim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *