Pasi që ambasadori zviceran, Jean-Hubert Lebet, në përurimin e ujësjellësit në disa fshatra të Skenderajt tha se nuk është normale që qeveria prej nga vjen ai të financojë ujësjellësin në këto fshatra, kur Kosova ka para për të financuar veteranët e rrejshëm.

Pas reagimeve të shumta edhe ambasadori britanik Ruari O’Connell, në një postim në Facebook ka dalë në përkrahje të ambasadorit zviceran. Sipas tij është koha që vetë populli i Kosovës të veprojë kundër korrupsionit dhe krimit.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruar ambasadori O’Connell.

Ambasadori zviceran: Kosova të ruaj paratë për sisteme ujësjellësi, jo për të financuar veteranët e rrejshëm

Ambasadori zviceran: Kosova të ruaj paratë për sisteme ujësjellësi, jo për të financuar veteranët e rrejshëm

Ndryshe për këtë ka reaguar edhe publicisti Veton Surroi, i cili tha se shteti i Kosovës duhet t’i kërkoj falje ambasadorit zviceran, pasi që ministri Pal Lekaj kishte deklaruar në T7 se ” Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha qu letrën e largimit”.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Abazi: "Propaganda e pseudo/quazi mediave qenkan ndërsye dhe paskan intensifikuar fushatën me lajme të rreme dhe tituj me të pavërteta e jasht kontekstit. E dijnë njerëzit mirë kush është Expressi , Buzhala e t7, edhe Periskopi e Mirena, edhe Blici e Gashi e për RTK e dijnë që moti."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *