Procedura e përshpejtuar për marrjen e vizës së punës për në Gjermani, e parashikuar nga Ligji i ri për Migracionin e profesionistëve, i cili hyri në fuqi më 1 mars, është i mundur vetëm me një kualifikim të njohur nga shërbimet kompetente gjermane dhe një ofertë specifike për punë nga një punëdhënës gjerman.

Këtë e tha ambasadori gjerman Thomas Gerberich në një video mesazh për qytetarët e vendit tonë i cili synon të sigurojë, siç thotë ai, disa sqarime në lidhje me Ligjin për Migracionin e Profesionistëve, i cili hyri në fuqi më 1 mars.

Ai thekson se ligji do të rregullojë migrimin e profesionistëve të kualifikuar nga vendet jashtë BE-së në Gjermani.

“Në përputhje me Ligjin, profesionistët e kualifikuar nuk janë vetëm persona me arsim të lartë të përfunduar, por edhe profesionistë me arsim të mesëm profesional të kualifikuar. Ky kualifikim duhet së pari të provohet para se të aplikohet dhe të njihet nga autoritetet kompetente gjermane. Me një kualifikim profesional të pranuar ju mund të aplikoni për vizë që ju duhet të keni ofertë konkrete për punë. Në mënyrë që profesionistët të përfitojnë nga procedura e përshpejtuar, punëdhënësi i ardhshëm në Gjermani duhet të aplikojë në përputhje me rrethanat. Kur të rrumbullakosohet e gjithë kjo, Ambasada do të lëshojë vizë”, thotë ambasadori Gerberich.

Lexo po ashtu:  E don populli dhe e vërteton Albin Kurti: "Unë jam bartësi i listës së VV-së"

Ai thekson se Ligji për Migracionin e Profesionistëve nuk është ligj i krijuar posaçërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor, por zbatohet në të gjithë botën. Ky ligj, thotë gjithashtu, nuk zëvendëson të njohurën aktuale “rregullorja për Ballkanit Perëndimor”, e cila do të vazhdojë të ekzistojë.

Ambasadori gjerman sqaroi gjithashtu se qëllimi nuk është të inkurajohet largimi i stafit të ri të arsimuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *