Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar përmes një postimi në Facebook është shprehur i zhgënjyer me mos miratimin e djeshëm.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që gjuha në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+.

  • Shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua dje. Është e rëndësishme që gjuha, në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+, në përputhje me Kushtetutën.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratoj Kodin Civil.

Në votim morën pjesë 61 deputetë, 28 prej tyre ishin për, 29 kundër dhe 4 abstenime, ndërsa LDK dhe PDK nuk morën pjesë fare në votim.

Gjithashtu duhet theksuar se gjuha e deputetëve të VV’së ishte e rëndë dhe fyese ndaj komunitetit LGBTI. MekuliPress reagoi që dje me një deklaratë publike për veprimin johuman e shkurtpamës të deputetëve të Kosovës.

Lexo po ashtu:  Këto janë kërkesat e protestuesve para rektoratit për fatin e Ardian Kastratit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *