Ambasadori i ri i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka bërë të ditur se shteti i tij e mbështet dialogun me Serbinë i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ambasadori i ri i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka bërë të qartë se shteti zviceran e mbështet dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, përfshirja e akterëve të tjerë, duke aluduar në Shtetet e Bahskuara të Amerikës, është e mirëseardhur, por siç theksoi ai, dialogu është çështje e Evropës dhe i takon shteteve evropiane që ta zgjidhin atë.

“Në frymën e zhvillimeve të fundit kemi pasur që edhe akterë të tjerët po e ndihmojnë procesin, ata mund të kontribuojnë por të gjithë duhet të kuptojnë se për problemet evropiane dhe duhet të zgjidhen evropiane pra ky proces ka mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së apo të tjerëve që nuk janë anëtare të BE-së, siç është Zvicra”, tha ambasadori Lebet.

Tutje ai në diskutimin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me tëmën “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?”, ka thënë se, normalizimi i marrëdhëneve Kosovë-Serbi është çëshjte evropiane dhe se Zvicra e mbështet një dialog të tillë.

Lexo po ashtu:  Presidentja Osmani: Binomi Rugova – Jashari dhe guximi i pashoq i UÇK-së, bazament i themeleve të forta të shtetit tonë

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të tregohen të gatshme për rifillimin e dialogut.

“Normalizimi marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është çështje evropiane prandaj ne e mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ashtu siç është mandatar nga Kombet e Bashkuara. Kosova duke punuar me Bashkimin Evropian mund të ndikojë në procesin e dialogut duke marrë pjesë në krijimin e skemës dhe qëndrueshmërisë. Rezultatet e dialogut të mëparshëm nën lidershipin e BE-së janë goxha të përziera. Prej vitit të mesit të vitit 2019 ka qenë edhe më diskret me dialogun. BE-ja tani është funksionale dhe zotëri Lajçak erdhi dje dhe tani kemi filluar diskutimet me të mirëpo me ë rëndësishme është vullneti i sinqertë i Kosovës dhe Serbia për të normalizuar marrëdhëniet. Shpresojmë që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun në bazë të kësaj, pra të normalizojnë marrëdhëniet”, theksoi ambasadori Lebet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *