Vendimet e deritanishme të Qeverisë së Kosovë, Ambasadori norvegjez në Kosovë, Erik Grondahl, i sheh i si hapa pozitivë, duke përfshirë edhe paralajmërimin e Qeverisë për zëvendësimin e taksës ndaj mallrave serbe.

Kështu citohet të ketë thënë ambasadori Grondahl gjatë një takimi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar me të gjatë ditës së sotme.

“Ambasadori Grondahl tha se e ka përcjellë me vëmendje punën e Qeverisë dhe se i ka parë vendimet e deritanishme si hapa pozitivë. Ambasadori nënvizoi se e ka ndjekur deklaratën e Kryeministrit javën e shkuar. Ai tha se masa e Qeverisë për të zëvendësuar tarifën është një hap pozitiv”, citohet në komunikatë të ketë thënë ambasadori norvegjez, raporton Koha.net.

Ndërkaq Kurti, gjatë takimit, ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa e ka njoftuar ambasadorin për programin qeverisës i cili, sipas tij, shumë shpejt do t’iu paraqitet deputetëve për diskutim në Kuvend.

Kryeministri shprehu besimin se programi qeverisës do të votohet në Kuvend dhe do të shoqërohet më pas prej projekt-buxhetit për këtë vit.

Lexo po ashtu:  Uh Evropë, ti kurva e motit!

Kurti, gjatë javës së kaluar, njoftoi se Qeveria e Kosovës pritet të heqë taksën ndaj mallrave serbe, fillimisht për lëndën e parë, më 15 mars.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *