SHBA-ja nuk do t’i tërheqë trupat ushtarake amerikane nga Kosova.

Kështu i kanë thënë kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, këshilltari për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien dhe ambasadori Richard Grenell, gjatë bisedës telefonike dje.

Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Erzen Vraniqi, ka zbuluar disa detaje nga kjo bisedë duke thënë se SHBA-ja gjithashtu nuk do të ndalë ndihmën ekonomike për Kosovën.

“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Vraniqi.

Sidoqoftë, mediat kanë raportuar në vazhdimësi gjatë dy javëve të fundit se Amerika është e pakënaqur me kryeministrin Kurti. Madje, ishin përmendur edhe masat.

Lexo po ashtu:  Shkëmbimet territoriale receta për konflikt, jo paqe

Edhe dje e sot, u raportua për një tension të kryeministrit me njerëzit e Trumpit, të cilëve nuk ua hapi telefonin fillimisht, e më pas u tha “JO” lidhur me taksën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *