Amerika është duke ecur në rrugën e gabimeve strategjike të Bashkimit Sovjetik, gabime që kanë si emërues të përbashkët: vetëbesimin dhe iluzionin se forca e një perandorie nuk shteron kurrë. Gjatë një konference për shtyp ku foli për sanksionet e SHBA ndaj Moskës, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin bëri disa vërejtje që në fakt provojnë se rivalët e SHBA po mbajnë shënim shtegun e minuar ku po ecën Amerika dhe pas saj edhe Perëndimi.

“Ne dëgjojmë kërcënime nga Kongresi, nga burime të tjera. E gjitha është bërë brenda kontekstit të procesit të brendshëm politik të Shteteve të Bashkuara. Njerëzit që e bëjnë këtë, ndoshta supozojnë se Shtetet e Bashkuara kanë një forcë të tillë ekonomike, ushtarake dhe politike që mund t’i hedhin pa lagur. Punë e madhe, kjo është thjesht ajo që mendojnë ata. Problemi me perandoritë është se ato mendojnë se janë mjaftueshëm të fuqishme për t’i lejuar vetes të bëjnë disa gabime. Ne do t’i blejmë këta (njerëz), do t’i ngacmojmë, do të bëjmë një marrëveshje me ta, do t’u japim shpërblim, do t’i kërcënojmë me anije luftarake. Dhe kjo do t’i zgjidhë të gjitha problemet. Por problemet akumulohen dhe vjen një kur ato nuk mund të zgjidhen më”. ka thënë Putin.

Lexo po ashtu:  Bosët e kazinove jetojnë në Prishtinë, jo në Karaçevë

Komenti është racional dhe ai duhet lexuar edhe si një mesazh nga Moska për ruajtjen e stabilitetit aktual në botë. I cili nuk mund të vazhdojë të konservohet nëse një fuqi si Amerika pretendon të ruajë të njëjtin status si më parë. Perspektiva gjeopolitike ruse e sheh Perëndimin si garanci dhe mundësi që bota aziatike të mos dalë në plan të parë globalisht, çka do të shënonte ndryshimin më të madh paradigmatik në ekuilibrat e botës të paktën që nga zbulimet e mëdha gjeografike. Kjo sepse Rusia është e lidhur me Perëndimin përmes kristianizimit dhe rracës, elementë që nuk mund të injorohen në asnjë rast pavarësisht se çfarë thuhet në dukje.

Problemi themelor që po vërehet është komunikimi dhe aspiratat e ndryshme që çojnë padashur në antagonizëm.

Aktualisht është kuptuar prej shumëkujt se SHBA nuk e administron dot, dhe ndoshta një pjesë e vendimmarrësve të saj nuk janë të interesuar për rendin ndërkombëtar që u propozua pas LIIB. Vetë ky lloj perceptimi shënon nisjen e një rendi të ri, fillimisht si vakuum dhe mandej si nevojë imediate e fuqive të reja. Në një intervistë për rrjetin RT, zv.ministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Fomin ka deklaruar se bota tashmë po dëshmon krijimin e një rendi të ri botëror.

Lexo po ashtu:  Çfarë fshihet poshtë Shqipërisë? Shkencëtarët bëjnë zbulim mahnitës

“Sistemi ekzistues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kuadrit të sigurisë është shkatërruar sistematikisht. Roli i organizatave ndërkombëtare si instrumente të vendimmarrjes kolektive në fushën e sigurisë është zvogëluar”, ka thënë ai.

Fomin ka folur edhe për lloje të reja të armëve që çojnë në parime të reja për zhvillimin e luftës, një tjetër parakusht ky për ndryshimin e raportgeve ndërkombëtare dhe kontratave të sigurisë. Në këtë kuadër, Perëndimi ka mbetur vetëm me një kartë të besueshme dhe në dukje efektive: forcimin e partneritetit ndëratlantik dhe zgjerimin e këtij partneriteti me vende demokratike në botë si p.sh Korea e Jugut, Japonia, apo edhe Australia.

Megjithatë, humbja më e madhe është në lëmin e ideologjisë: në çdo rast, Perëndimi nuk ja doli ta globalizojë modelin e vet politik, ndonëse globalizoi modelin e vet ekonomik, inovacionet teknologjike si mjet formësimi social që janë unifikuar me modernitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *