Rreth 42 milionë njerëz parashikojnë të vizitojnë  Amsterdamin, çdo vit deri në vitin 2030. Duke marrë parasysh këto shifra, bordi mbikëqyrës i turizmit, po merr masa paraprake për ndalimin e promovimit të vendit, si një destinacion turistik.

“Për të qenë në gjendje të kontrollojmë fluksin e vizitorëve, ne duhet të ndërmarrim veprime tani. Në vend të promovimit të destinacionit është koha për menaxhimin e destinacionit. “

Një dokument, që pasqyron strategjinë sesi mund të parandalojnë turistët të vizitojnë vendet më të pëlqyera nga ata, siç është kopshti i tulipanëve, mullinjtë e erës, apo fshatrat e vegjël piktoresk, parashtron se kapaciteti i aeroportit të Schiphol do të kufizohet dhe anijet e pasagjerëve duhet të largohen nga qendra e qytetit.

Giethoorn, një fshat prej 2,500 banorësh që zakonisht eksplorohet me anije përmes rrjetit të kanaleve të vogla, vizitohet çdo vit nga rreth 350,000 turistë kinezë.

Zëdhënësja e këtij bordi, është shprehur se strategjia e tyre, nuk përjashton promovimin e atyre zonave, të cilat kanë një nevojë të dëshpëruar, për tu vizituar nga turistët, zona të cilat ndodhen në veri të vendit.

Lexo po ashtu:  Amerika hedh poshtë planin e Netanyahut për Gazën

“Ne bëjmë promovim, por jo për kryeqytetin tonë”, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *