Edgar Alan Poe ishte shkrimtar, poet, kritik dhe redaktor amerikan, kryesisht i njohur për tregimet e shkurtra evokuese, apo poezitë që rrëmbyen imagjinatën dhe interesin e mbarë lexuesve në të gjithë botën.

Edgar Alan Poe lindi në Boston, më 19 janar 1809 dhe vdiq në Baltimorë, më 7 tetor 1849, njihet si ati i romanit policesk, i letërsisë së trillit artistik e misterit psikologjik. Ai përfundoi duke u bërë njëri prej përfaqësuesve kryesorë të përrallës gotike. Një gjeni, i cili, si shumë të tjerë, nuk ka pasur fatin e mirë që të ketë mundësi të shijojë suksesin e kryeveprave të tij, por përfundoi duke vdekur në mjerim dhe në dëshpërim të thellë. Histori mizore që na godet dhe na shtyn të reflektojmë për faktin, se, Poe, si shumë gjeni të tjerë në historinë njerëzore, ka jetuar në varfëri, pa pasur fatin të shijojë suksesin e veprave të tij.l

Tregimet imagjinare, rrëfimet e misterit dhe tmerrit i dhanë jetë historisë moderne të romanit policesk. Shkrimtari vdiq më 7 tetor 1849 në Virxhinia, në moshën 40-vjeçare.

Lexo po ashtu:  Francesco Petrarca

Përkundër natyrës problematike të shkrimtarit, ”Anabel Li” ardhur në shqip nga Noli i ndritur – sikurse edhe ”Korbi” shqipëruar po prej tij – konsiderohet jo vetëm si poezia (poemë) më e dhimbshme e dashurisë dhe vdekjes, por një ndër më të bukura poezi shkruar.

Anabel Le (Annabel Lee)

Ka shumë e shumë vjet
Në një vent afër në det,
Ish një vajzë që mundni ta njini tani
Nënë emërin Annabel Li;
Dhe kjo vajzë më donte edhe tjetër s’kërkonte
Vec ta deshja sikundër më desh.

Isha i vogël dhe ish e vogël në vjet
N’atë vent afër në det;
Po duheshim më tepër se me dashuri
Unë dhe imja Annabel Li;
Me një dashuri që edhe Engjëjtë lart në lavdi
Që të dyve na kishin zili.

Andaj, tani e shumë vjet,
Tek ky vent afër në det,
Fryri veriu nga ret’ e ma ngriu
Të bukurën Annabel Li;
Edhe motrat e saj engjëllesha
Ma rrëmbyen, ma mbyllën në varr se e desha,
Dhe kështu më la shendet
Nga ky vent afër në det.

Lexo po ashtu:  Sonte mbahet “Berlinalja”, Kosova në garë me filmin “Në mes”

Engjëjt që s’kishin sa në dashuri
Që të dyve na mbanin mëri.
Po përandaj, sic e dini vërtet,
Tek ky vent afër në det
Fryri veriu një nat’ e ma ngriu
E ma vrau tim Annabel Li.

Dashuria që kishim ish m’e forte se çdo dashuri,
S’e ka patur as plak as i ri,
As i marr’ as i urtë njeri
Dhe as Engjëjt e qiellit në erë,
As demonët përposh në skëterrë;
Shpirtin tim s’mund ta shqitin nga shpirti
I së bukurës Annabel Li.

Se tek hëna që ndrit, syri im endërrit
Për të bukurën Annabel Li;
Dhe çdo yll që shkëlqen syt’ e embël rrëfen
Të së bukurës Annabel Li;
Nat’ e ditë e shoh, edhe zemrën ma ngroh,
Shoq’ e dashura ime, e mjera jetime,
Përmi varrin ku deti buçet,
I rri pranë mi varrin në det.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *