Një analist politik serb, ka komentuar zhvillimet politike të javës së kaluar Kosovë-Serbi, në një intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin publik serb RTS1.

Ai gjatë analizës së tij e ka vlerësuar lartë intelegjencën politike të Kurtit. Sipas tij, kryeministri kosovar, është një nga liderët e rinj më të kompletuar të diplomacisë botërore.

Analisti serb ndër të tjera ka thënë se fjalimet e Kurtit bindin çdo bashkëbisedues që ndodhet përball tij.

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së, Ndërkombëtarët nuk kan fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tijë është i shpejt sikur kompjuteri, intelegjenca e tijë e ngritur në kulminacion, mban në mend shum shifra dhe data, shum i rënd për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më i kompletuari të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjindet dhe ndëgjon përballë tijë në tavolinë”, ka thënë analisti politik nga Beogradi.

Lexo po ashtu:  NATO: “Ditët që do të vijnë do të jenë më të këqija” për Ukrainën me “më shumë vdekje, më shumë ...”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *