Ndërsa kemi parë telefona të ndryshëm Android të njoftuar në MWC që do të vijnë me mbështetje për 5G, qëndrimi i Apple rreth 5G është ende i paqartë.

Një raport i mëparshëm sugjeroi që iPhone 5G i Apple mund të lansohej vetëm në vitin 2020, por një raport i fundit nga Bloomberg citon analistin Matthew Ramsay nga Cowen i cili pretendon se Apple është aktualisht në një pozitë të vështirë.

Sipas Ramsay, Apple aktualisht ka katër opsione me 5G, me opsionin më të “arsyeshëm” që kompania të ndërtojë modemet e veta në vend që të mbështetet në furnizuesit e tyre.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që ne kemi dëgjuar thashetheme të tilla, por sipas Ramsay, kjo mund të jetë një përpjekje shumë e shtrenjtë dhe mund t’a bëjë të vështirë për Apple që të lansojë një iPhone 5G në 2020.

Opsione të tjera të sugjeruara nga Ramsay përfshijnë përdorimin e modemeve “inferior” nga Intel që nuk do të vijnë me aftësitë mmWave. Një opsion tjetër do të ishte që modemi të buronte nga kompani të tjera si Samsung, që mund të rezultojë në “kushte të vështira tregtare”.

Lexo po ashtu:  Kadare në “Le Monde”: Kam krijuar letërsi normale në një vend anormal

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, mund ndodhë që Apple të përpiqet të zgjidhë betejën e vazhdueshme ligjore me Qualcomm ku mund të përfundojnë duke përdorur modemët 5G të kompanisë.

Qualcomm tashmë po furnizon modemë 5G për krijuesit e veglave të ndryshme të Android, por duke pasur parasysh gjendjen e betejës ligjore, dyshojmë se do të zgjidhet shpejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *