Një në katër gra ka qenë të paktën një herë në jetë viktimë e dhunës në familje. Pandemia e Coronës e ka përkeqësuar situatën e të prekurave dhe i ka ndryshuar ofertat e ndihmës.

Sensibilizimi kundër dhunës ndaj grave është sidomos këtë vit shumë i rëndësishëm, sepse pandemia e Coronës e ka përkeqësuar gjendjen e të prekurave nga dhuna në familje. Familjet dhe çiftet kalojnë më shumë kohë së bashku, kjo sjell më shumë grindje mes tyre, shpesh më shumë zemërata dhe dhunë.

Përmes kufizimit të kontakteve janë pakësuar mundësitë e shpëtimit nga kjo situatë. Prandaj duket se mundësitë e këshillimit, Shtëpitë e grave, banesat e shpëtimit dhe ofertat e tjera të ndihmës janë sot shumë më të rëndësishme.

Këtë e konfirmon edhe Johanna Donau. Ajo është punonjësve sociale në shoqatën “Flotte Lotte” në Berlin dhe merret atje me banesat e shpëtimit. Këto janë, siç e thotë edhe emri, vende ku dërgohen gratë që kanë arritur të shpëtojnë nga një situate dhunë.

Atje, ndryshe nga Shtëpitë e grave, gratë e prekura jetojnë vetëm ose e ndajnë banesën me dy apo tri gra të tjera. Punonjëset sociale të Flotte Lotte-s janë në gatishmëri gjatë kohës që punojnë. Ndryshe nga Shtëpitë e grave, të prekurat aty nuk ndodhen nën kujdestari 24 orëshe dhe kujdesen vetë për veten. Për të qëndruar në një banesë shpëtimi gratë e prekura duhet të kenë një lloj stabiliteti dhe mëvetësie, shpjegon Johanna Donau.

Lexo po ashtu:  Eksperimenti rus: Ja çfarë i ndodh njeriut nëse qëndron 30 ditë pa gjumë (VIDEO)

Këshillimi vetëm me telefon

Ashtu si në çdo fushë tjetër pandemia e Coronës ka ndryshuar disa gjëra në punën me të prekurat nga dhuna në familje. Përshembull biseda këshilluese personale nuk ka më, ato bëhen vetëm me telefon. Kjo nuk është gjithnjë e lehtë, thotë Johanna Donau, sepse nëpërmjet telefonit është e vështirë të krijosh lidhjet dhe të krijosh besimin. „Aty nuk nuk mund të japësh një shami për të fshirë lotët,” thotë Donau.

Por në përgjithësi ato janë përshtatur me situatën e re, bisedat tani janë madje edhe më intensive, thotë punonjësja sociale. Flotte Lotte kujdeset tani për tre banesa. Johanna Donau është e sigurt se kjo shifër nuk është e mjaftueshme. Në qendrat e ndihmës ka në përgjithësi pak vende, thotë ajo. Në kuadër të rritjes së kërkesave për shkak të pandemisë, në Berlin merren me qera madje dhoma në hotele për të vendosur aty gratë. Donau mendon se ky është një hap i mirë: „Për ne kjo gjë ka qenë qetësuese, sepse të prekurat që erdhën tek ne, mund të gjenin diçka.”

Duhet përmirësuar puna sqaruese

Fillimisht të prekurat duhet të lajmërohen. „Ofertat për të dhënë ndihmë janë shpesh jo shumë të dukshme, „ thotë Tanja*. Ajo është nga Aschaffenburg, është 67 vjeç dhe ka qenë shumë gjatë viktimë dhune në çiftin bashkëshortor. Asaj i është dashur shumë kohë që të shkëputej nga marrëdhënia që kishte. Nëse do të kishte pasur më shumë informacione për ofertat në mbrojtje të grave të prekura, ky proces do të ishte zhvilluar më shpejtë, thotë ajo.

Lexo po ashtu:  Ramazani po vjen, këtu gjeni një listë të gjërave që nuk e prishin agjërimin

Në rastin e Tanjës ishte një mjek që i dha guximin të merrte vendimin e ndarjes. „Puna sqaruese duhet përmirësuar patjetër,” mendon ajo. Jo vetëm për të prekurit, por edhe për të tjerët që mund të marrin vesh se në rrethin e miqve që ata kanë, ka diçka që nuk shkon. Sepse dhuna në familje vazhdon të jetë temë tabu.

Thyerja e heshtjes ndihmon

Edhe Johanna Donau mendon të njëjtën gjë. Ajo thotë se dhuna në familje jo vetëm që është e tabuizuar, por është edhe e stigmatizuar. „Kur dëgjoj që thonë se „Ti duhet të ishe ndarë,” ose „Pse ia lejon vetes një gjë të tillë”, unë indinjohem,” thotë ajo. Ende ajo përjeton shpesh në punën e saj që faji i lihet vetë viktimës. Kjo fillon që me partnerët, që i japin të prekurave ndjenjën se janë vetë fajtore për situatën në të cilën ndodhen. Shpesh kjo zgjerohet edhe në ambientin familjar, thotë Johanna Donau.

Po Tanja ka pasur më shumë fat se të tjera. Ambienti që e rrethonte e pati ndihmuar shumë që të dilte nga situate dhe të gjente rrugën e saj, tregon ajo. “Unë ia di për nder shumë njerëzve, që ndodhem sot këtu ku jam.” Të prekurave të tjera ajo do u jepte një këshillë: “Mos prisni shumë gjatë për të dalë nga situata! Sepse sa më shumë të vuajë njeriu, aq më i shkatërruar del nga vuajtja.”

Lexo po ashtu:  Cila ishte femra e parë ambasadore në botë?

Thyerja e heshtjes, është edhe ideja që ka një aksion i rrjetit global të grave “Zonta Union”. Aksioni quhet: „Maska 19″. Aksioni ka të bëjë me një linjë telefonike për të dhënë ndihmë, me vendosjen e pllakatave të dukshme në farmaci, klinika mjekësore apo dhomat e mjekëve. Nëse të prekurat japin fjalën kod „Maske 19″ në këto vende, sepse ato për shembull nuk kanë mundësi të marrin në telefon ose mundësi të tjera për të njoftuar për incidentet e dhunës, atëherë punonjësit e kuptojnë përse bëhet fjalë dhe njoftojnë menjëherë policinë. Për të prekurat ky do të ishte hapi i parë drejt rrugës për të pasur një të ardhme pa dhunë./DW

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *