Politologu i njohur Afrim Krasniqi, i ftuar në RTV Ora analizon situaten politike në Shqipëri, kur do të ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe çfarë rrezikojmë nëse nuk arrijmë të zgjidhim krizën politike deri në fund të vjeshtës. Jashtë analizës nuk qëndron as kërkesa e socialistëve drejtuar Komisionit të Venecias lidhur me shkarkimin e presidentit Ilir Meta.  

(Shenim: Titulli i shkrimit dhe titujt me te zeza qe ndajne shkrimin jane redaksionale)  

Ata qe qeverisin jane poshte mesatares

Ka humbur sensi i artit të qeverisjes. Zakonisht kur ka kriza politike ai që e mban një shtet është pjesë e administratës publike dhe ekspertë të cilët duhet të qëndrojnë aty pavarësisht kush vjen e kush ikën. Në Shqipëri mungon kjo pjesë. Ne njësojmë administratën me partinë dhe partia vendos mbi gjithçka. Aktet për shkarkimin e presidentit ndodhin një herë në 100 vite dhe do të duhet të jetë një akt histori. Nuk mundet që ne ti themi komisionit të Venecias më intepreto 4 pikat që më interesojnë mua pa i shprehur të tërë realitetin që ata mund ta marrin në rrugë tjetër, dhe pa u treguar seriozë në komunikimin me ta, sepse  në fund fare nuk është emri i një individi ose një grupi deputetëve por emri i Shqipërisë së sotme dhe i fëmijëve tanë nesër. Ky sens përgjegjësie tregon një lloj kurbe negative. Nëse kujtojmë kur e majta erdhi në pushtet një nga aktet e para të qeverisë ka qenë të njësohen shkresat zyrtare. Të krijohet një lloj strukture serioze komunikimi public nga të gjithë zyrtarët e shtetit. Madje u vendos kriter se kush nuk e shkruan mirë gjuhën shqipe në gjuhën standarde rrezikojmë vendin e punës. Ne sot kemi shkuar në atë moment ku numri më i madh i shqiptarëve, përfshi dhe një pjesë e deputetëve nuk dinë të shkruajnë shqip. Dhe është modeli më negativ. Shyqyr zotit që shkruajnë pak se krijojnë hilaritet dhe na tregojnë se ne nuk qeverisemi nga elitat. Jo se elitat duhet të qeverisin, por ata që qeverisin janë poshtë nivelit mesatar të popullsisë.

Mbipushteti

Kur ne i themi qytetarëve që partitë nuk kanë demokraci brenda tyre u duket si shabllon, por nuk është kaq e thjeshtë.  Partitë në Shqipëri kanë mbipushtet. Ato kontrollojnë gjithçka. Askush në Shqipëri nuk fiton vend pune, nuk bën dot karrierë, nuk siguron jetë normale, nuk sigurojnë imunitet për veten e familjen nëse nuk ka përkrahjen e një partie politike, sidomos partive që vijnë në pushtet.

Si të tilla, partitë gëzojnë aq shumë pushtet sa nëse partitë veprojnë si bunker, dhe janë militantët si strukturë, dhe kjo është strukturë jo demokratike të gjithë frymën që kanë në parti e përcjellin nesër në shtet dhe shpresa jonë që një rrotacion politik do të ndryshojë gjërat në Shqipëri venitet. Që në muajt e parë të qeverisjes ne shohim që shpresa jonë venitet dhe ne shohim që është krejt e kundërta e asaj që kanë thënë. Shqetësimi im lidhet me këtë. Ne nuk mund të kemi një shtet demokratik dhe demokraci funksionale nëse partitë vetë nuk janë minimalisht demokratike nga brenda.

Të dimë sa anëtarë ka, kush i financon, kush i merr vendimet e rëndësishme për Shqipërinë, kush i bën marrëveshjet kush mban përgjegjësi kur Shqipëria humbet shanset dhe vitet. Ndodhin skandalet dhe përsëri politikanët i japin imunitet njëri tjetrit. Kush mban përgjegjësi që asnjë politikan në 30 vite tranzicion nuk përfundoi para drejtësisë për shkak të skandaleve të panumërta që kanë ndodhur këtë vend, ndërkohë që një qytetari të thjeshtë i dërgojnë polic, e degdisin në burg madje dhe e harrojnë për vite atje. Këtu duhet nisur ndryshimi në Shqipëri.

Imitimi

Lexo po ashtu:  Prishja e Teatrit, tani në emër të shumicës

Politikanët, pas një dekade në pushtet ose në politikë filluan të imitojnë edhe Byronë Politike, Komitetin Qëndror dhe Bllokun. Këta grup politikanësh që refuzojnë qoftë dhe formalisht votimin në partinë e tyre, ose marrim kandidatët për kryetar në partitë politike të gjithë janë përjashtuar, ose kanë përfunduar në emigracion ose nuk jetojnë më ose janë jashtë jetës publike dhe politike, sepse vetë ideja e konkurencës në Shqipëri dënohet. Dënohet nga mentaliteti i partive politike. Turmat e militantëve i hidhen individit për ta denigruar dhe individi nuk ka të ardhme më në politikë,ndërkohë kryetari i partisë pas ndryshimeve të vitit 2008 cakton listën e deputetëve dhe ku zakonisht nuk fut asnjëherë njerëz që janë me mendim ndryshe në parti. Në këto rrethana ne kemi humbur sensing e partive politike dhe kemi krijuar gati gati ndërmarrje private, grupe biznesi të cilat vendosin në emër të partive por realisht nuk janë parti politike.

Dy zgjidhjet 

Zgjidhja e parë është radikale. Ajo çfarë shpresojmë. Një SPAK që të hetojë me veting edhe partitë politikë dhe karrierën brenda partive politike, e cila mund të ndodhë. 

Zgjidhja e dytë: Një ligj i ri i partive politike. Kemi një grup të shoqërisë civile në Shqipëri që me përkrahjen e ndërkombëtarëve po mundohen të iniciojnë një ligj të ri për ta dërguar në parlament. Ne nuk mund ta miratojmë apo imponojmë nëse nuk ka vullnet politik.  Ne duam që të paktën me një rrethim të jashtëm, në kuptimin figurativ nga kancelaritë kryesore ndërkombëtare ta imponojmë si standard në Shqipëri. Kjo ka funksionuar në vende si Kroacia, Sllovenia apo Serbia e Mali i Zi, pse të mos funksionojë në Shqipëri.

Kemi arritur në një pikë që numri i njerëzve që janë kundër partive politike po rritet jashtëzakonisht shumë. Do të thotë që njerëzit po ndërgjegjësohen se nuk mund të kalojë tërë jeta me dy liderë politikë që privatizojnë gjithçka dhe  e dërgojnë Shqipërinë në luftë apo në paqe sa herë i kërcënohet pushteti i tyre personal. Kjo lloj kategorie është positive.

Të gjithë individët që kanë qenë në politikë dhe që janë larguar nga politika për arsye të ndryshme janë shtresa më kritike. Madje e pranojnë që kjo lloj politike do na çojë aty ku na ka çuar për 30 vite në humbje shansesh të vazhdueshme dhe vendnumëro.

Cfarë ndodh tani?

Lexo po ashtu:  Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka, bij prej llomit, qi “shqiptarë” vedit i thoni, jo pse ju Shqipninë e doni. - Lexoni poezinë e pavdekshme, "Gomari i Babatasit"

Ka një zhvillim interesant. PS ka fituar të gjitha pushtetet por ende ajo po sillet sikur nuk e ka kuptuar këtë gjë, dhe në fakt nuk e ka kuptuar. Nuk ka arritur ende të kuptojë se të marrësh të gjitha pushtetet në Shqipëri për një parti është jashtëzakonisht e vështirë për tu menaxhuar sepse kërkon burime njerëzore, financiare, legjitimitet dhe përkrahjen e ndërkombëtarëve. Këto katër elementë mungojnë  qoftë PS –së sot por edhe çdo partie tjetër në Shqipëri që pretendon të jetë në një situatë të tillë. Po të shikoni emërimet e fundit janë rreth vicioz emrash.

Nga ana tjetër opozita nuk e ka kuptuar ende që ka humbur të gjitha pushtetet dhe po arrin në një pikë ku asnjë zyrtar i saj nuk punon më në shtetin shqiptar. Në këto rrethana të dy palët duket sikur po përgatiten për një betejë që mund të vijë nga shtatori. Por më shumë se betejë në rrugë do të jetë diplomatike, betejë negociatash. Në dijeninë time ka disa projekte ndërkombëtare që janë në drejtim të Shqipërisë për të negociuar dhe afruar një zgjidhje më afatgjatë.                       

Pse po ndërhyjnë kaq vonë ndërkombëtarët?

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti flet në telefon me presidentin francez, Emmanuel Macron

Së pari për të treguar nëse ju merrni vendime si shqiptar duhet të paguani dhe çmimin e vendimeve që keni marrë. Kjo vlen për të dyja palët. Njëra palë që dorëzoi të gjithë pushtetet dhe pala tjetër që i mori të gjitha pushtetet në tavolinë. Të dyja palët në emër të demokracisë.

Së dyti deri diku ka pasur një rreth skeptik në Europë për Shqipërinë dhe ata donin të tregonin se ne kemi të drejtë të jemi skeptikë, sepse këta nuk arrijnë dot të ecin përpara nëse i lëmë të lirë dhe ata e treguan, sapo na lanë 2-3 muaj të lirë ne e dërguam vendin deri gati në një konflikt civil.  

Rëndësi ka që ndërhyrja e tyre të mos jetë rikthim në formula të vjetra. Një marrëveshje të re mes liderëve politikë, por të jetë një marrëveshje e elitës politike me shoqërinë, ku qytetarët të jenë gati gati dëshmitarë të marrëveshjes. Një ndryshim i madh në sistemin politik, në sistemin e partive dhe sistemin zgjedhor. Nëse kjo do të ndodhë do të jetë një lajm i mirë për Shqipërinë. Nëse ne arrijmë në këtë pikë, për të shkuar në vitin 2020 ne ta drejtojmë OSBE dhe jo të detyrohemi për të lëshuar mandatin e OSBE, për shkak se nuk kemi stabilitet, atëherë mund të përfitojmë shumë më tepër sesa mund të kishim përfituar nga një marrëveshje e ndodhur para zgjedhjeve mes dy liderëve politikë.

Ne rrezikojme dhe askush nuk flet

Në praktikat diplomatike vendi humbet kryesimin nëse vendi është në krizë. Ne rrezikojmë shumë dhe askush nuk flet. Nëse ne pranojmë drejtimin e OSBE dhe vazhdojmë të jemi në krizë sic jemi dhe sot i takon drejtuesit e sotëm të jenë negociator në emër të OSBE, gjë që është paradoks i madh. Nuk mund të jesh model demokratik për vendet e tjera kur ne nuk jemi familje dhe shtet demokratik prandaj mendoj se deri në fund të vjeshtës përcaktohet dhe fati i drejtimit të OSBE  do të jetë arritur një marrëveshje politike mes palëve. Mesiguri do të ketë një marrëveshje. Meraku është që kjo marrëveshje të mos jetë e tillë që të sigurojë imunitet dhe aministi liderëve politikë por një marrëveshje për Shqipërinë dhe Europën.prishë dhe ky është modeli më negativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *