Dje Adriatik Kelmendi paska thene:

Amerika na ka thënë do të jeni të lirë, do ta keni pavarësinë, ushtrinë dhe ashtu u bë.
Lë të kuptohet se tani po thot: do ta ndani Kosovën me Serbinë, dhe ashtu do të bëhet, do s’do qeveria e Albin Kurtit.

Tani këtë profeci Grenelli e tregoi si sajesë serbofile e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, me veglat e varura të tyre, ca partiçka të vogla.

Gjithësesi, Adriatiku hesht për gjysmën tjetër të së vërtetës shumëvjeçare:
Për dy dekada Amerika na ka thënë nuk do të keni shpërbërje të Jugosllavisë, nuk do të keni republikë brenda saj, nuk do të keni luftë të armatosur për pavarësi, nuk do të keni pavarësi – dhe u bënë të gjitha.

Sepse qëndruam, paqësisht e me luftë, në të drejtën tonë. Dhe aleatët tanë amerikanë, ngadalë e mbas sakrificave, por na kuptuan. Prandaj janë aleatë, dhe kjo mundësi mirëkuptimi edhe kur nuk na përkrahin i dallon nga armiqtë.
Na kuptuan sepse qëndruam. Këtë qëndresë do të na e thyej Serbia me veglat e veta brenda Kosovës, nga Thaçi te Kelmendi.

Lexo po ashtu:  Dëshiron të mbetesh njeri i lirë në mendime ? Lexo këshillat dritëdhënëse të Chomskyt, këtij disidenti të madh ndaj «klonimit të qytetarit-robot»

Dr. Hysamedin Ferraj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *