Gëzuar ditëlindjen Gjermani! 30 vjeç më 3 tetor, përvjetori i Bashkimit Gjerman në 1990. Tri dekadat e fundit kanë qenë më të mirat në gjithë historinë e gjatë dhe të komplikuar gjermane. Në botën e sotme, të tronditur nga populizmi, fanatizmi dhe autoritarizmi, Republika Federale është një fener i stabilitetit, civilizimit dhe moderimit; cilësi të personifikuara nga Kancelarja Angela Merkel.

Por sfidat kombëtare dhe rajonale me të cilat Gjermania është përballur gjatë 30 viteve të fundit janë të zbehta në krahasim me ato globale që do të përballet gjatë 30 viteve të ardhshme. Ndryshe nga disa demokraci të tjera, përfshirë anëtarët e Evropës Jugore të Eurozonës si Greqia dhe Spanja, demokracia gjermane ende nuk është përballur me një krizë të vërtetë ekonomike. Kjo falë forcave të saj të mëdha, por edhe rritjes së tregjeve të eksportit, avantazhet e pasjes së euros dhe rezervuarit të fuqisë punëtore të lirë por të kualifikuar në Evropën Lindore. Nuk ka një garanci kaq të favorshme për rrethanat gjeo-ekonomike në vitet që vijnë ama, as edhe për një mjedis të mirë gjeopolitik.

Lexo po ashtu:  Çfarë ua ka zënë sytë ambasadave që shohin vetëm karriket e djegura

Përkundër euroskeptikizmit ksenofob të AfD, ka pak shqetësime për ‘euro-dashurinë’ e Gjermanisë. Fjala “Evropë” shfaqet në fjalimet politike gjermane aq shpesh sa ‘Amen’ në kishë. Shumica e gjermanëve e kuptojnë shumë mirë se si e ardhmja e tyre është e pandashme nga ajo e Bashkimit Evropian.

Por shumica e evropianëve janë të tmerruar nga Donald Trump, edhe ekziston një dashamirësi e veçantë për qëndrimet gjermane ndaj Shteteve të Bashkuara në tërësi. Në mediat gjermane, SHBA-të tani perceptohen në të njëjtën frymë si Kina dhe Rusia.

Prezantimi i “sovranitetit evropian” nga Emmanuel Macron është pritur me entuziazmin përkatës. Nëse “sovraniteti evropian” do të thotë “ne evropianët duhet të bëjmë më shumë për të dalë në mbrojtje të interesave tona”, kjo është qartazi e drejtë. Por nëse, ajo do të thotë “Ne mund të menaxhojmë gjithçka vetë tani”, atëherë është fatalisht e gabuar. Pikërisht sfidat globale me të cilat do të përballemi gjatë 30 viteve të ardhshme, të tilla si emergjenca klimatike, AI, pandemitë si Covid-19 dhe qëndrimi agresiv i një superfuqie kineze leniniste-kapitaliste, kërkojnë një partneritet global të demokracive, jo vetëm një rajonal.

Lexo po ashtu:  I yti mishin ta ha, por ashtin ta ruan

Në një analogji historike, fati i madh i Gjermanisë pas 1990 ka qenë për shkak të BE-së ose, ‘Perandorisë së Shenjtë Romake’ të shekulli XXI, e cila ka siguruar prosperitetin e Gjermanisë dhe ka rritur liritë e mundësitë e qytetarëve të saj. SHBA-ja gjithashtu, si pjesë e ‘perandorisë së aleancës perëndimore’ ka garantuar sigurinë ushtarake, duke i dhënë Gjermanisë një kornizë më të gjerë vlerash dhe shtrirje globale.

Por kjo ‘Romë Amerikane’ nuk do të jetë më kurrë siç ka qenë dikur. Nëse Trump fiton një mandat të dytë, të gjitha bastet janë të mbyllura. Ish këshilltari i tij John Bolton thotë se ai madje mund të nxjerrë SHBA-të nga NATO. Atëherë Evropa do të detyrohej të ruante vetë sigurinë, detyrë për të cilën nuk është e përgatitur. Por nëse Joe Biden bëhet president, SHBA-të mund të kthehen të jenë një ithtar i domosdoshëm i rendit ndërkombëtar liberal nga i cili varet Gjermania më shumë se kushdo. Në këtë kuptim, data tjetër e rëndësishme në historinë gjermane nuk është 3 tetori, i cili është thjesht një përvjetor i bukur, por 3 nëntori, ku do të mbahen ndoshta zgjedhjet më të rëndësishme të SHBA-ve në historinë e perëndimit modern transatlantik.

Lexo po ashtu:  Ndrydhja kolektive si simulim racional i qenies

Dosti Banushi – SCAN
Shkruar nga Timothy Garton, historian, shkrimtar politik dhe kolumnist i Guardian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *