Donald Trump na thotë se pasi të përmbahet Covid-19 dhe të jetë i sigurt rikthimi në punë, ekonomia do të jetë “përsëri e shkëlqyeshme”. A ka të drejtë presidenti amerikan?

Ka të paktën një arsye për të menduar se është. Në fund të fundit, ndryshe nga një stuhi apo tërmet, pandemia nuk ka shkaktuar dëme në stokun e kapitalit fizik. Trump dhe këshilltarët e tij argumentojnë, se ne mund t’ia rifillojmë aty ku ndaluam. Ekonomia u tërhoq, por pastaj prodhimi do të kthehet shpejt në nivelet e para krizës dhe rritja do të vazhdojë si më parë. Madje na është thënë që ekonomia do të jetë më e fortë se kurrë.

Fatkeqësisht, realiteti nuk do të ofrojë skenarin rozë të Trump. Familjet, të vetëdijshme se nuk kanë rezerva financiare për t’u marrë me rrethana të paparashikuara do të rrisin kursimet e tyre. Firmat nuk do të investojnë në zgjerimin e kapaciteteve derisa të jenë të sigurta se virusi nuk do të kthehet. Me botën në zhvillim që do hyjë dhe dalë nga kriza më vonë se SHBA, eksportet do të jenë të dobëta.

Lexo po ashtu:  Më thuaj Muajin e Lindjes, të të them Çfarë Femre je!

Lajmi i mirë është se shpenzimet publike mund të zëvendësojnë shpenzimet private që janë humbur. Me normat e interesit në nivele fundore, SHBA ende ka hapësirë ​​fiskale, megjithë deficitin e saj të jashtëzakonshëm.

Por dëmi i ofertës nga kriza nuk riparohet dhe aq lehtë. Në mënyrë të pashmangshme, zinxhirët e furnizimit do të duhet të ristrukturohen në mënyra që e bëjnë prodhimin më të kushtueshëm. Edhe pse do të duhet të paguajnë më shumë, firmat do të prodhojnë më afër ‘shtëpisë’, qoftë për shkak të njohjes së tyre të rreziqeve të mbështetjes në operacione të largëta ose në përgjigje të argumenteve politike për arritjen e vetë-mjaftueshmërisë kombëtare në sigurimin e mallrave thelbësore. Për firmat, siguria e shtuar do të thotë kosto më e lartë dhe prodhimtari më e ulët, e cila do të përkthehet në çmime më të larta për konsumatorët.

Por ky është një problem i vogël në krahasim me pasojat në forcat e punës. Punëtorët që po përjetojnë papunësi mund të skaliten përgjithmonë. Ata janë më pak të aftë të formojnë marrëdhënie të qëndrueshme me punëdhënësit dhe kanë më shumë të ngjarë të provojnë episode shtesë të papunësisë. Pagat e tyre kanë tendencë të jenë më të ulëta, jo vetëm në pasojat e menjëhershme të ngjarjes, por me dekada. Pagat e ulta janë një shenjë se produktiviteti i këtyre punëtorëve është zhvlerësuar.

Lexo po ashtu:  "Në Kosovë jetohet keq". Ja statistikat zyrtare të Kosovës. Faktet i sjell për opinionin Albin Kurti

Me fjalë të tjera, ndërsa nuk ka pasur shkatërrim të kapitalit fizik në pandemi, rreziku i dëmtimit të kapitalit njerëzor është i rëndësishëm.

Nëse kjo rënie rezulton të jetë aq e shkurtër sa dhe e mprehtë, mund të shpresoni se humbja e kapitalit njerëzor, dëmi që rezulton në kapacitetin prodhues të ekonomisë dhe dhimbjet që vijnë me to do të jenë të kufizuara.

Gjatësia e rënies ekonomike do të varet mbi të gjitha nga suksesi ynë në kontrollimin e koronavirusit dhe zbutjen e efekteve të tij. Dhe ky sukses do të varet, nga ana tjetër, në koherencën tonë si një shoqëri dhe në cilësinë e udhëheqjes sonë. Për amerikanët, kjo nuk është shumë shpresëdhënëse.

Dosti Banushi – SCAN
Burimi: The Guardian, shkrim nga Barry Eichengreen, profesor i ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë dhe një ish-këshilltar i vjetër i politikës në FMN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *