Një ditë Diogjeni po hante një pjatë me thierza i ulur tek pragu i një shtepie. Në të gjithë vendin nuk ekzistonte ushqim më i lirë se sa një supë me thierza.
Përpara tij kaloi një nëpunës i Guvernatorit të zonës dhe i thotë Diogjenit:
– Ah more Diogjen, nëse do të mesoje të mos ishe kryengrites dhe nëse do i bëje disa lajka guvernatorit, nuk do të ishe i detyruar të hash vazhdimisht thierza.
Diogjeni ndaloi së ngrëni, ngriti shikimin e tij dhe duke e parë në sy bashkëbiseduesin e tij të pasur i tha:
– Ah vëllai im i shkretë! Nëse do mësoje të hash pak thierza, nuk do te ishe i detyruar t’i përuleshe dhe t’i bësh lajka vazhdimisht guvernatorit. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Simboli i Ylberit: Lidhja midis Tokës dhe Qiellit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *