Modest Beqa
Gjatë vitit 2020 e shkrova një përmbledhje të problemeve që kishin karakterizuar arsimin në atë periudhë.

Shkrimi im përmes sarkazmës shfaqte disa nga problemet në fushën e arsimit duke nisur nga ato tek zgjedhja e një ministri të arsimit me punime plagjiature,vështirësitë e mësimdhënësve rreth përdorimit të programeve kompjuterike rreth mësimit online për shkakun se nuk kishin asnjë trajnim paraprak rreth këtyre platformave.Pastaj infrastruktura e mjerueshme nëpër shumicën e shkollave në Kosovë.Mjetet e varfura didaktike.Mungesën e leximit tek nxënësit.Rezultatet e dobëta në testin ‘’PISA’’

Kësaj radhe po i paraqes disa nga anomalitë që karalterizuan arsimin në komunën e Gjakovës pasi edhe jam një mësimdhënës që punoj në njërën nga shkollat fillore të kësaj komune dhe mundohem të përcjell zhvillimet e fushës ku i përkas,pra asaj të arsimit.

Një nga anomalitë kryesore është fakti se tani në komunën tone konkurset nuk shpallen nga Drejtoria Komunale e Arsimit,por ato shpallen nga Njësia për Menaxhimin  Burimeve Njerëzore ku përfaqësuesit kompetent nga fusha e arsimit nga DKA nuk ftohen fare në procedurat e rekrutimit të mësimdhënësve.

Lexo po ashtu:  Xhunga e xhunglës

Nepotizmi dhe përzgjedhja e mësimdhënësve pa asnjë kriter ligjor dëshmohet me fakte nga konkurset për mësimdhënës në këtë komunë.

Rasti më i freskët është kur në konkursin për mësimdhënës të gjuhës gjermane përkundër faktit që kishte kandidatë të diplomuar nga gjuha gjermane u pranua një kandidate që kishte diplomë nga gjuha angleze.Kandidatja e pranuar me diplomë të gjuhës angleze doli të ishte vajza e një ish drejtori komunal nga partia që aktualisht udhëheq në Gjakovë. Anomali tjetër ishte se testi për kandidatët e gjuhës gjermane përmbante pyetje kryesisht nga fusha e juridikut

Si përfundim kjo edhe shumë anomali tjera që e karakterizuan komunën e Gjakovës në fushën e arsimit mund të ndalen vetëm me vetëdijësimin qytetar duke I ndëshkuar këta njerëz me votën e tyre sepse pasojat do të bartin vetë ata dhe fëmijët e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *