Profesori amerikan Edward Joseph i ka reaguar ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell, duke e pyetur “nëse përqendrimi i SHBA-ve është në ekonomi dhe krijimin e vendeve të punës; atëherë përse nuk po e mbështesni Kryeministrin Albin Kurti?

“Përse nuk po e mbështesni Kurtin në luftën kundër korrupsionit – një plagë në ekonominë e rajonit – në vend se t’i bëni presion në një çështje anësore që mund të zgjidhet me vullnet të mirë nga të dyja palët”, ka shkruar Joseph në Twitter.

Kujtojmë se së fundmi ka pasur një përplasje në Twitter ndërmjet profesorit Joseph dhe ambasadorit Grenell.

Joseph ka thënë se në Uashington të Shteteve të Bashkuara po diskutohet ideja për ndarjen e Kosovës; ndërsa një gjë të tillë e ka mohuar Grenell i cili është i përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për ta ndihmuar dialogun Kosovë-Serbi.

Lexo po ashtu:  “KUSH KA NDËRTUAR PA LEJE LE T’I PRISHI VETË" - Nis sot “fshesa” për ndërtimet pa leje në bregdet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *