Megjithatë miniera e arit janë video lojërat të cilat gjeneruan 29.6 miliardë dollarë, një rritje me 11.3% krahasuar me një vit më parë.

Aplikacionet iOS gjenerojnë 80% më shumë të ardhura sesa ato Android

Aplikacionet në Apple App Store dhe Google Play kanë gjeneruar 39 miliardë dollarë në gjysmën e parë të 2019-ës sipas firmës analitike Sensor Tower.

Kjo është një rritje me 15.4% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Nga 39 miliardë dollarët, Apple App Store gjeneroi 25.5 miliardë dollarë ose 80% më shumë sesa Google me 14.2 miliardë dollarë.

Gjatë gjysmës së parë të 2019-ës Tinder ishte aplikacioni me rritjen më të madhe të të ardhurave të gjeneruara. Konkretisht aplikacioni gjeneroi 497 miliardë dollarë të ardhura ndjekur nga Netflix me 399 miliardë dollarë të ardhura.

Megjithatë miniera e arit janë video lojërat të cilat gjeneruan 29.6 miliardë dollarë, një rritje me 11.3% krahasuar me një vit më parë.

Honor of Kings është loja me të ardhurat më të larta të gjeneruara prej 728 milionë dollarësh. Statistika nuk përfshin të ardhurat nga dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta në Kinë.

Lexo po ashtu:  Letra e Mit’hat Frashërit më 1920: Qeveria e Tiranës është mjaft e fortë dhe e pajisur mirë për të mbajtur rendin më të përsosur

Gjatë gjysmës së parë të 2019-ës lojërat grumbulluan 20.1 miliardë shkarkime ose një rritje me 3.2% krahasuar me 2018-ën. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *