Sipas firmës së hulumtimit Sensor Tower,TikTok është instaluar mëse 1.9 miliardë herë në App Store dhe Google Play Store.Aplikacioni më i shkarkuar në Shkurt nuk është WhatsApp as Facebook

Aplikacioni TikTok vijon të rritet globalisht dhe aplikacioni po shkon drejt 2 miliardë instalimeve.

Sipas firmës së hulumtimit Sensor Tower, TikTok është instaluar mëse 1.9 miliardë herë në App Store dhe Google Play Store.

TikTok ishte aplikacioni më popullor në botë gjatë muajit Shkurt duke u vendosur përpara emrave si WhatsApp dhe Facebook.

India dhe Brazili janë tregjet më të mëdha të aplikacionit. Në Indi është shkarkuar 28 milionë herë dhe Brazul 9.7 milionë herë.

Në tërësi aplikacioni gjeneroi 50.4 miliardë dollarë të ardhura dhe rritja e fundit e tyre i atribuohet periudhës së karantinimit në Kinë e cila po detyron miliona njerëz të qëndrojnë në shtëpi.

Përdoruesit e mërzitur në shtëpi po hyjnë çdo ditë në rrjetin social për të shkëmbyer eksperienca me të tjerët por edhe për të kërkuar këshillë në lidhje me koronavirusin.

Lexo po ashtu:  PEN Qendra përkujton Hasan Mekulin, Gashi: Ai ishte një shpirt i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *