Të gjithë përdoruesit që fillojnë përdorimin e Slack pas datës 18 Mars do të kenë versionin e ri të dizajnuar ndërsa ata ekzistues do ta marrin në javët në vijim.Aplikacioni Slack vjen me një pamje të ridizajnuar

Slack, aplikacioni i dedikuar për njerëzit që duan të komunikojnë dhe ndajnë përmbajtje në punë, është ridizajnuar.

Funksionet e reja të aplikacionit janë mundësia për të gropuar kanalet, mesazhet dhe aplikacionet sipas tematikave, një funksion i ri kërkimi, një mënyrë re për të krijuar mesazhe për kanalet dhe individët dhe një shtojcë e re për të lançuar hapësirat e punës dhe aplikacionet në Slack.

Ndërsa të gjithë përdoruesit do të marrin dizajnin e ri dhe pjesën më të madhe të funksioneve, disa prej tyre si grupimi i kanaleve, mesazheve dhe aplikacioneve sipas tematikave janë vetëm për përdoruesit me pagesë.

Të gjithë përdoruesit që fillojnë përdorimin e Slack pas datës 18 Mars do të kenë versionin e ri të dizajnuar ndërsa ata ekzistues do ta marrin në javët në vijim.

Kompania thotë se arsyeja pse këtij ridizajnimi është që produkti të bëhet më i lehtë dhe intuitiv për përdoruesit.

Lexo po ashtu:  “Para se t’i japësh një vendi priftërinj, ushtarë dhe mësues, do të ishte më mirë të dihej nëse po vdisnin urie”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *