Lajmi vjen në një kohë kur janë hedhur në dyshim shumë modelet telefonësh të rinj përfshirë edhe iPhone.

Apple do të nisë prodhimin e linjën së iPhone 12 në fund të muajit Qershor dhe në fillim të muajit Korrik sipas një raporti të fundit.

Lajmi vjen në një kohë kur janë hedhur në dyshim shumë modelet telefonësh të rinj përfshirë edhe iPhone.

Edhe pse raporti thotë se smartfonët nisin prodhimin, nuk dihet nëse do të debutojnë të gjithë njëherazi.

Megjithatë nuk është vënë në dyshim debutimi i iPhone 12 në Shtator, sipas analistit të mirënjohur të Apple Ming-Chi Kuo, modelet 5G me teknologjinë e shpejtë mmWave do të përballen me vonesa për shkak të sfidave të prodhimit.

Modelet më të lira të iPhone do të vinë me teknologjinë 5G nën-6Ghz. Këtë vit  Apple do të prodhojë katër iPhone të rinj me ekrane 5.4-inç dhe 6.1-inç iPhone 12 dhe 6.1-inç e 6.7-inç iPhone 12 Pro.

Të katër modelet do të kenë ekrane OLED, suport 5G, një notch më të vogël ndërsa dy modelet e shtrenjta kanë sensorin LiDAR të realitetit të shtuar.

Lexo po ashtu:  Barcelonë, muzikantët performojnë para mijëra bimëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *