Në rrjetin social Twitter një prej krijuesve të jailbreak tha se iOS 13.5.1 do ta bllokonte sapo përdoruesit ta instalojnë.

Nuk zgjati shumë dhe Apple ditën e sotme lajmëroi se ka adresuar problemin e sigurisë përdorur nga hakerët për të ndërtuar një jailbreak.

Apple dërgoi iOS 13.5.1 ditën e Hënë duke falënderuar ekipin e unc0ver për identifikimin e problemit. Edhe pse detajet rreth këtij problemi sigurie nuk janë bërë publike, Apple zakonisht reagon me shpejtësi për ti adresuar me frikën se mund të shfrytëzohen nga hakerët.

Në rrjetin social Twitter një prej krijuesve të jailbreak tha se iOS 13.5.1 do ta bllokonte sapo përdoruesit ta instalojnë.

Jailbreak është një metodë shumë popullore me të cilën përdoruesit mund të dalin nga burgu i Apple dhe të instalojnë aplikacione të jashtme.

Apple reagon nga jailbreak për të rritur sigurinë e pajisjeve edhe pse jailbreak përdoret për të kapërcyer kufizimet e kompanisë dhe aplikuar modifikime të ngjashme si Android.

Ekspertët e sigurisë këshillojnë përdoruesit të shmangin jailbreak sepse pajisjet e përdoruesve mund të ekspozohen përballë sulmeve. Së fundi Apple tha se iOS 13.5.1 vjen me stickera të rinj Memoji dhe përditësime e riparime të tjera.

Lexo po ashtu:  Ja se si do të dukej telefoni i palosshëm nga Apple

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *