Gjiganti i teknologjisë tha se zhvilluesit jo vetëm të mund të apelojnë vendimin nëse aplikacioni i tyre ka shkelur një udhëzim të App Store, por edhe të sfidojnë vetë udhëzimin në fjalë.

Në një lajmërim të gjatë për teknologjitë e reja dedikuar zhvilluesve, Apple lajmëroi ndryshime në procesin e vlerësimit të App Store të cilat mund të jenë nxitur nga situata e krijuar me aplikacionin e-mail Hey.

Gjiganti i teknologjisë tha se zhvilluesit jo vetëm të mund të apelojnë vendimin nëse aplikacioni i tyre ka shkelur një udhëzim të App Store, por edhe të sfidojnë vetë udhëzimin në fjalë.

Për më tepër Apple nuk do të vonojë më përditësimet për të rregulluar gabimet për aplikacione të disponueshme në App Store.

Javën e kaluar Apple dhe Basecamp, zhvilluesi i aplikacionit “Hey”, shkëmbyen akuza me njëri-tjetrin. Aplikacioni i e-mail-it ofron një abonim vjetor me kosto prej 99 dollarësh dhe zhvilluesit e kanë dizajnuar të tillë që konsumatorët të paguajnë në ueb në vend të pagesës brenda aplikacionit.

Lexo po ashtu:  Në orën gjashtë ai u var. Në orën shtatë e kallën në varr. Dhe në orën tetë, ajo që e deshte, Pinte verë të kuqe dhe qeshte. "Një femër", - nga Heinrich Heine

Kjo nuk i pëlqeu aspak Apple e cila merr 15 deri në 30% të çdo transaksioni brenda aplikacioneve apo aplikacioneve me pagesë. Kur Basecamp dërgoi një përditësim për të rregulluar një gabim, Apple ja refuzoi me argumentimin se ka shkelur udhëzimet e App Store.

Më pas Phil Schiller i Apple në një intervistë tha se aplikacioni Hey në iOS ishte aprovuar gabimisht dhe duhej të ishte refuzuar që në fillim. Madje tha se Apple nuk kishte në plan të ndryshonte rregulloren për të akomoduar sjelljen e Basecamp.

Nuk vonoi përgjigja e Basecamp që tha se Apple hynte në mënyrë arbitrare dhe me forcë mes kompanisë dhe konsumatorit duke mos u lënë zhvilluesve zgjidhje tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *