Përdoruesit menduan se problemi qëndron tek zhvilluesit e aplikacione madje duke u dhënë vlerësim edhe me 1 yll disa prej tyre në App Store.

Ka qenë një fundjavë e vështirë për përdoruesit e iPhone dhe iPad dhe Apple më në fund ka gjetur një zgjidhje për shqetësimin e tyre.

Disa aplikacione në iPhone dhe iPad nuk hapeshin dot. Problemi fshihej në sistemin e Family Sharing të Apple ku përdorues të cilët e shfrytëzojnë këtë shërbim merrnin mesazhe gabimi “This app is no longer shared with you.”

Kështu ata këshilloheshin të blinin aplikacionin. Pas u shfaq ky problem, shumë aplikacione të instaluara nga përdoruesit dhe të ndara me Family Sharing nuk përditësoheshin.

Por nuk përfundoi këtu sepse përdoruesit filluan të merrnin njoftime për përditësime aplikacionesh deri në 100 aplikacione njëherazi. Gjatë kësaj kohe Apple ka qenë duke punuar për të gjetur një zgjidhje dhe tashmë sipas lajmërimit të kompanisë është adresuar plotësisht.

Apple nuk dha informacione për prejardhjen e kësaj situate të krijuar por disa përdorues kishin gjetur zgjidhje të përkohshme duke fshirë dhe shkarkuar nga e para aplikacionet që njoftonin për përditësime kur në të vërtetë nuk kishin nevojë.

Përdoruesit menduan se problemi qëndron tek zhvilluesit e aplikacione madje duke u dhënë vlerësim edhe me 1 yll disa prej tyre në App Store.

Lexo po ashtu:  Shteti lole ka mbet pa bole/ Vesna Parun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *