Për AirPods Pro dhe AirPods Gen 2 normalisht duhen 7.4 ditë nga 10.6 ditë që kishte shkuar në pikën e shpërthimit të pandemisë.Apple jep lajmin e mirë për iPhone

Zinxhiri i prodhimit dhe furnizimit të Apple në Kinë po i kthehet gradualisht normalitetit.

Sipas një raporti të fundit procesi i prodhimit të disa produkteve të Apple është përmirësuar ndjeshëm si iPhone 11, iPhone 11 Pro, AirPods Pro dhe AirPods Gen 2.

Zakonisht prodhimi i një iPhone11 64GB dhe iPhone 11 Pro 64GB kërkon mesatarisht 2 ditë ndërsa në momentin e krizës së koronavirusit në Kinë ishte shtrirë në 7 ditë.

Për AirPods Pro dhe AirPods Gen 2 normalisht duhen 7.4 ditë nga 10.6 ditë që kishte shkuar në pikën e shpërthimit të pandemisë.

Sigurisht edhe përmirësimi i procesit të prodhimit ka të bëjë me rënien e kërkesës në tregjet Perëndimore. Por me rikthimin në punë të fabrikave Kineze, Apple së shpejti do të përmbushë kërkesën.

Lexo po ashtu:  Dorëshkrimet e Kafkës botohen online

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *