Kompania ‘Apple’ ka ndaluar së fundmi  shitjen e të gjitha produkteve të saj në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kompania u shpreh për mediat se ka kufizuar aksesin në shërbimet dixhitale, si Apple Pay, brenda Rusisë dhe disponueshmërinë e aplikacioneve të mediave shtetërore ruse jashtë vendit.“Javën e kaluar, ne ndaluam të gjitha eksportet në kanalin tonë të shitjeve në vend. Apple Pay dhe shërbimet e tjera janë kufizuar. RT News dhe Sputnik News nuk janë më të disponueshme për shkarkim nga App Store jashtë Rusisë,” tha Apple. “Dhe ne kemi çaktivizuar trafikun dhe incidentet e drejtpërdrejta në Apple Maps në Ukrainë si një masë sigurie dhe paraprake për qytetarët ukrainas”, thuhej në deklaratë.Vendimi i Apple vjen pasi kompanitë e teknologjisë janë përballur me presionin e publikut për të vepruar kundër Rusisë.

Lexo po ashtu:  Lenovo dhe AMD zbulojnë kompjuterin monstër me procesor monstër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *