Në një njoftim për shtyp Komisioni mori në referencë një ankesë nga Spotify bërë 1 vit më parë.

Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj Apple i fokusuar në shërbimet e App Store dhe Apple Pay. Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian tha se do të vlerësonte rregulloren e App Store që detyron zhvilluesit të përdorin sistemin e Apple në blerjet brenda aplikacioneve.

Në një njoftim për shtyp Komisioni mori në referencë një ankesë nga Spotify bërë 1 vit më parë. Atë kohë CEO dhe themeluesi i kompanisë Daniel Ek argumentonte se 30% komision që Apple merr detyron kompaninë e tij të rrisë çmimet mbi atë që ofron Apple Music.

Përdoruesit e Spotify mund të blejnë shërbimet me pagesë jashtë platformës së Apple. Por në këtë mënyrë Ek u ankua se Apple do të limitojë mjetet e reklamimit dhe komunikimin me konsumatorët.

Sipas tij në disa raste nuk lejoheshin tu dërgonin e-mail-e konsumatorëve që përdorin pajisjet dhe shërbimet e Apple. Komisioni Evropian tha se ka gjetur probleme.

Lexo po ashtu:  Me Nvidia GeForce Now, ju thjeshtë merrni një kompjuter me qera për të luajtur

Spotify nuk është kompania e vetme që është ankuar. Sipas Komisionit Evropian edhe një distributor librash elektronikë dhe audiolibrash është ankuar pranë autoriteteve.

Një hetim i dytë do të realizohet edhe ndaj Apple Pay i cili është sistemi i vetëm i pagesave i disponueshëm në iPhone dhe iPad. Vetë Apple reagoi me pakënaqësi ndaj hetimeve të Komisionit duke i konsideruar ankesat të pabaza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *