Apple ka vendosur një precedent dhjetëvjeçar të lançimit të modeleve të reja të iPhone çdo vit, shpesh në vjeshtë. Kjo është bërë një standard dhe adhuruesit e Apple e presin me padurim.

Por këtë vit, me ndikimin e paparë të pandemisë koronavirus, raporte të shumta tregojnë se Iphone i ri do të vonohet për më shumë se në vjeshtë.

Një pjesë e arsyes së cituar nga këto raporte ka qenë kufizimi në furnizim dhe prodhim, pasi fabrikat kineze që prodhojnë iPhone u mbyllën përkohësisht. Por raporti i fundit, nga Nikkei Asian Review, tregon edhe një arsye tjetër: Apple është i shqetësuar se “situata aktuale do të ulë ndjeshëm oreksin e konsumatorit për të azhurnuar telefonat e tyre, duke mos pasur më dëshirë për të blerë një Iphone të ri”. Për më tepër, Apple thuhet se shqetësohet për një interes më të ulët se zakonisht për iPhone-in e ri.

Apple thuhet se do të vendosë për fatin e iPhone-it të ardhshëm deri në maj.

Lexo po ashtu:  Historia dhe legjenda e thesarit të “Hijes së Korbit” që u gjet pranë Maliqit në 1982! Kurioziteti i BSH

D.B – SCAN

Burimi: Business Insider

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *