Tableti i ri do të ketë karikim induktiv MagSafe dhe çipin e shumëpërfolur të Apple, M2.

Gazetari i Bloomberg Mark Gurman tha se Apple do të lançojë gjeneratën e ardhshme të iPad Pro në Vjeshtë.

Tableti i ri do të ketë karikim induktiv MagSafe dhe çipin e shumëpërfolur të Apple, M2.

Evenimenti më i fundit i harduerit të Apple solli iPad Air dhe iPad Pro me çipet M1. Përditësimi i fundit i Apple në iPad Pro ishte në 2021 dhe shtoi teknologjinë 5G, konektivitetin Thunderbolt dhe gjeneratën e parë të procesorit të Apple.

Asokohe iPad Pro ruajti të njëjtin dizajn të përdorur që prej 2018-ës por ekrani tashmë kishte korniza thuajse inekzistente.

Detajet e M2 mbeten të fshehta por thuhet që prej muajit Prill të vitit të kaluar është në prodhim. Raportimet flasin për dizajnin e njëjtë me 8 bërthama por më i shpejtë dhe më efikas falë arkitekturës 4-nanometër.

Lexo po ashtu:  Zuckerberg bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *