Ushtria e Rusisë ka njoftuar testimin e një arme të lehtë kundërajrore të quajtur Gibka-S, e cila rrëzoi objektivat dronë në lëvizje me saktësi të plotë.

Mjeti i ri ajror është në thelb autoblinda ruse Tigr e pajisur me sisteme optike e elektrike të teknologjisë së fundit dhe raketa-lëshueset e lehta Igla.

Ushtria nuk dha detaje të tjera për makinerinë por besohet se është një mjet mbështetës që mund të neutralizojë objektiva në lëvizje deri në 30 km në orë shpejtësi.

Në këtë mënyrë autoblinda mund të japë mbulim për njësi ushtarake në lëvizje, duke rrëzuar mjete ajrore në fluturim të ulët, pa ngadalësuar avancimin e trupave.

Lexo po ashtu:  Sot nis procesi i vaksinimit antiCOVID-19, ja në cilat komuna...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *