Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe Sekretaren e Përgjithshme Rozafa Ukimera, vizituan kontingjentin e ri të automjeteve taktike HMMVW.

Këto automjete janë të radhitura në pistën e kazermës së FKS-së “Adem Jashari”, ndërsa FSK po vazhdon që t’i fuqizon kapacitetet e veta operacionale taktike, duke shtuar kapacitetet me pajisje të reja, të blera sipas buxhetit të planifikuar dhe Planit të Zhvillmit 10 vjeçar të FSK-së.

“Rritja e kapaciteteve me pajisje taktike po bëhet në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Transformimit dhe ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së për të kryer misionin e vet kushtetues.

Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita-ditës tregon se ajo po ngritët sipas standardeve të NATO-s”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo po ashtu:  Ne gënjejmë për liri. Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe konfirmim i inteligjencës tonë të lindur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *