Qyteti i Arnisës u zbulua nga babai i arkeologjisë shqiptare, Hasan Ceka. Ndërkohë që këto ditë priten rezultatet e zbulimeve më të fundit nga një ekip arkeologësh shqiptaro-gjermanë, arkeologu Neritan Ceka rrëfen për objektet e dala në dritë dhe çfarë ka ndodhur gjatë 70 vjetëve me zbulimet e qytetit antik në Babunjë të Lushnjës.

Arnisa, një qytet i lashtë ilir, i zhdukur dhe që figuronte vetëm në hartat e Ptolemeut, ishte lënë gati në harresë, plot 70 vjet pas zbulimit të gjurmëve të para të saj nga Hasan Ceka.

Zbulimet e bëra në këtë qytet datojnë disa shtresime historike me zanafillë 2600-vjeçare. Muri mbrojtës është ndërtuar gjatë shekullit IV p.e.s., kohë kjo e lulëzimit të kulturave ilire dhe helene.

Ekipi i arkeologëve këto ditë ka nxjerr në dritë rrënojat e qytetit antik të Arnisës. Kjo është një ekspeditë kërkimi dhe shpëtimi./literalmedia/MekuliPress /

Lexo po ashtu:  “Kur të tradhtojnë është sikur t’i kishin prerë krahët. Ti mund ti falësh, mirëpo s’ke si i përqafon.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *