Afrim Fanda
Para pak ditësh, reisi 74 vjeçar i Bashkësisë së Fesë Islame (BFI) në ish IRJM befasoi opinonin
publik me lajmin e përcjellur me foto të kurorëzimit të tij me një grua 24 vjeçare. Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, menjëherë pas kësaj, në fjalimin e tij drejtuar shqiptarëve me rastin e festës së Bajramit, shpalli Covid-19 zyrtarisht të “vdekur”. Kjo deklaratë e kreut të BFI, pasoi me një shpërthim të numrit të të infektuarve në lagjet shqitpare të Shkupit dhe ne vendbanimet e tjera shqiptare si dhe daljen e epidemisë nga kontrolli në ditët në vazhdim. Pak ditë pas kësaj, Rijaseti (organ më i lartë i BFI), njoftoi shkarkimin e tij dhe emërimin e reisit të ri.
Ajo që nxiti reagimet më të shumta të zemërimit me kreun BFI, ishte kryesisht diferenca e madhe në moshë në mes reisit dhe bashkëshortes së tij të re (sa një e treta e moshës së tij). Por Ajo që la shijen e hidhur, është fakti që asnjë gazetar ose opinionist, asnje intelektual nuk pati kurajon për të trajtuar më thellë fenomenin që përfaqëson ky veprim i prijësit të Bashkësisë Fetare Islame!
Çfarë qe ajo që e shtyri prijësin e BFI-së për të sfiduar opinionin me këto deklarime dhe veprime arogante dhe mospërfillëse ndaj besimtarëve shqiptarë, duke mos çarë kokën fare për reagimin e pritur nga opinioni? Ishte pikërisht aroganca e pushtetit absolut politik dhe financiar, që gëzonte me vite kreu i BFI, si shpërblim për shpërbimet e tij ndaj UDB-së që e shtyri atë për të sfiduar
shqiptarët me gjestin prej rrugaçi me pushtet dhe para për të marrë një grua që mund të ishte mbesa e tij. Po kjo arogancë mospërfillëse ia dha të drejtën për të deklaruar hapur përmes memoareve të tijë bashkëpunimin me UDB-në, që njëkohsisht ishte dhe “zgjuarësi” e tij, për të shpallur publikisht para opinionit shqiptar paprekshmërinë e tij të garantuar nga shërbimet e
sigurimit të shtetit të ish IRJM.
A ishte Rijaseti (organi më i lartë i BFI) që morri vendimin për të shkarkuar reis Sulejman
Rexhepin pas skandaleve të tijë të fundit? Sigurisht që jo! Rijaseti i BFI, nuk ka patur kurrë guximin e as kompentencën për ta shkarkuar Sulejman Rexhepin e mbrojtur nga pushteti, me ironi të quajtur sulltani i plotfuqishëm. Ishte pikërisht pushteti me ndihmën e sigurimit shtetëror që mban nën kontroll jetën politike dhe fetare të shqitparëve, i cili dha urdhërin Rijasietit të BFI
për shkarkimin e Reisit, tani më i dalur nga kontrolli i tyre. Dhe pikërisht ky shkarkim i Reisit,
nxori zbuluar nënshtrimin e gjithë udhëheqësisë së BFI ndaj një vendimarësi nga jash BFI – në
këtë rast, mbështetur edhe në vet memoaret e reis Sulejman Rexhepit, ndaj sigurimit shteteror të
ish IRJM.
Por pse gjithë ky interesim kaq i madh i pushtetit në duart e sllavëve për të patur në dorë udhëheqësinë e BFI? Shqiptarët e ish IRJM, përveç një periudhe të shkurtër trevjeçare, 1941- 1944, nuk e patën më kurrë shtetin dhe pushtetin e tyre, siç e kishin bashkëkombasit e tyre në
shtetin e cunguar të Shqipërisë, ose së paku atë pak autonomi që kishin ata në Kosovë, që do t’u jepte atyre mundësinë për të ndarë qartë fenë nga shteti dhe politika. Që atyre do t’ua mundësonte vazhdimin e emancipimit të shoqërisë përmes arsimimit dhe zhvillimit të jetës
kulturore të filluar gjatë periudhës 1941-1944. Pas vitit 1945, sllavët, të vetëdishëm për faktin që shqiptarët nuk do ta pranojne asnjëherë në mënyrë të vullnetshme pushtetin e tyre të imponuar me dhunë, përdorën pushtetin që ka feja, duke e vendosur atë në shërbim të tyre. Ashtu siç pranon edhe vet reis Sulejman Rexhepi në memoraet e tij, me ndihmën e një pjese të madhe të klerit që i shërbenin me zell pushtetit, kultivoi me kujdes atë “fe” që i diferenconte shqiptarët në “besimtarë të vërtetë”, lojalë ndaj pushtetit, dhe “të pafe”, që luftojnë për të drejtat e tyre kombëtare. Klerit në shërbim të pushtetit iu dha pushtet absolut, i krahasueshëm me fuqinë e një shteti në vete. Ndërkohë, një pjesë të madhe të arsimtarëve, që pas “çlirimit” në vitin 1945
punonin me zell dhe sakrificë për emancipimin përmes arsimimit të popullatës shqiptare, pushteti
i burgosi, i diferencoi “ideo-politikisht” duke i lënë pa punë, e një pjesë i shpërnguli në Turqi…
Shumica dërmuese e këtyre intelektualë të dënuar nga regjimi ishin besimtarë, por që dinin të
ndanin qartë fenë si ushqim shpirtëror, nga dashuria dhe obligimi ndaj atdheut dhe kombit. Dinin
shumë mirë se rruga drejt emancipimit të shoqërisë shqiptare nuk kalon përmes fesë, aq më tepër
të keqpërdorur nga pushtuesit, por përmes arsimit dhe kulturës. Ashtu siç e kuptonin edhe klerikët në shërbim të kombit e jo të pushtetit, siç ishte Xhemil Efendiu- imami i Xhamise në qender të Tetovës. i cili në përpjekjet e tij për të ndaluar shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve në Turqi, në një ligjeratë të tij në xhami deklaroi: “Gjithkrijuesi derin e ketushem e pranon per
kurban, kurse dashin e Turqise – nuk e pranon…” Për këtë deklaratë të tij, Xhemil Efendiu, edhepse në moshë të shtyrë, u dënua me burg, ku dhe përfundoi jetën e tij.
Përfshirja kaq e hapur dhe e vrazhdë e pushtetit dhe partive politike në institucionet fetare, si dhe e fesë në jetën politike të shqiptarëve zbulon motivin e krijimit Lëvizja Besa dhe Alternativa, që për platformë të pashkruar politike kanë shtrirjen e ndikimit politik përmes fjalorit dhe
aktiviteteve fetare. Sqaron faktin që bashkëshortja e re e reisit “për koinçidencë” qëlloi të jetë nënkryetare e nje nëndege të BDI-së. Ndërkohë zbulon edhe majen e ajsbergut, të një luftë të ashpër, me shërbime inteligjente vendase dhe të huaja të involvuara, në mes të BDI-së në pushtet dhe Aleancës në koalicion me ASH, për të futur në dorë udhëheqësinë e BFI.
Shkelja e parimeve dhe regullave demokratike të funksionimit të shtetit laik, do te duhej të
alarmonte të gjihtë opininonin e publik në këtë shtet, si dhe të gjitha ambasadat që treguan zellin
e tyre të madh në mbajtjen në këmbë të këtij shteti të brishtë.
E besimatrëve të vërtetë shqiptarë, do të duhej t’u shërbente për t’u bindur në vërtetësinë e porosisë së rilindasve tanë, si dhe personalitevete të shquara shqiptare si Hazif Ali Korça, Hoxhë
Idriz Gjilani, Hoxhë Rexhep Voka… marrë nga fjalët e vet profetit Muhamed a.s. “pa vatan, nuk
ka iman”.
Lexo po ashtu:  29 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në UP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *