Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë subjekt i rrezikut të përjetimit të ngjarjeve të tilla si iktus apo infarkte në një masë dyfish, në krahasim me subjekte të shëndetshme, siç zbulohet nga një kërkim shkencor i kryer nga epidemiologët dhe nutricionistët e ‘’Harvard T.H. Chan School of Public Health’’ në Boston.

Ata sugjerojnë pesë racione nga 28 gramë arra çdo javë duke u munduar të luftojnë të paktën pjesërisht, një rrezik të lartë kardiovaskular, për të cilin diabetikët janë të predispozuar, shkruan gazeta italiane ‘’Il Giornale’’.

Në arritjen e këtij konkluzioni, shkencëtarët, të udhëhequr nga Liu Gang, kanë kryer një studim të gjerë duke parë të dhënat e të ushqyerit të 16 217 personave të të dy gjinive, para dhe pas diagnozës së diabetit, në veçanti të dhënat në lidhje me konsumimin e frutave të thata gjatë disa viteve.

Zbulimi gjeti se konsumi i pesë ose më shumë ngrënieve të frutave të thata në javë zvogëlon rrezikun kardiovaskular të një pacienti diabetik me 17% (në veçanti redukton me 20% rrezikun e infarktit dhe 34% rrezikun e vdekjes për shkaqe nga sëmundjet kardiovaskulare./MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  A mendoni se ka ardhur koha të lini konsumimin e duhanit? Nisjani nga “ditari i varësive”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *