Krahasuar me të gjitha frutat e tjera të thata, arrat përmbajnë përqendrimin më të lartë të acideve yndyrore omega-3. Së bashku me yndyrnat e shëndetshme, arrat përmbajnë mangan, bakër, magnez, fosfor, vitaminë B6, folatë dhe tiaminë. Përfitimet shëndetësore të arrave përfshijnë aftësinë për të luftuar depresionin, për të ndihmuar në parandalimin e kancerit dhe për të përmirësuar shëndetin e trurit, zemrës dhe sistemit riprodhues, por më poshtë do të lexoni më shumë për dobitë shëndetësore të këtij fruti të thatë.

1. Ndihmon luftën kundër depresionit
Përfitimet shëndetësore të arrave përfshijnë aftësinë për të ndihmuar në luftën kundër depresionit, në sajë të acideve yndyrore omega-3 që ato përmbajnë. Omega-3 ka aftësinë të veprojë si ilaç natyral për depresionin. Acidet yndyrore esenciale ndihmojnë  në funksionimin e neurotransmetuesit. Hulumtimet kanë treguar se nivelet e ulëta të yndyrës omega-3 mund të kontribuojnë në depresion, si dhe çrregullime të sjelljes dhe të njohjes. Omega-3 luan një rol vendimtar në lejimin e lëvizjes së neurotransmetuesve në tru që nxisin ndjenja të mira

Lexo po ashtu:  Si ndikon mbipesha tek kockat?!

2. Përmirësimi i Shëndetit të Trurit
Përfitimet shëndetësore të arra përfshijnë aftësinë për të përmirësuar shëndetin e trurit. Yndyrërat omega-3 në arra shërbejnë si një superushqim që ngadalsojnë plakjen dhe parandalojnë çrregullimet e lidhura me moshën. Nivelet e larta të omega-3 mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës, sëmundjes Alzheimer dhe dëmtimeve të tjera të trurit.

3. Përmirësimi i Shëndetit të Zemrës
Studimet kanë zbuluar një lidhje mes konsumit të arrave dhe përmirësimit të shëndetit të zemrës. Yndyrnat e shëndetshme punojnë për të mbajtur arteriet  e pastra, për të përmirësuar qarkullimin, për të ulur inflamacionin dhe për të balancuar nivelet e kolesterolit.

4. Ndihmon parandalimin e kancerit
Antioksidantët  polyphenol të gjendura në arra ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe forcimin e sistemit imunitar për të parandaluar formimin e qelizave kanceroze (sidomos në prostatë)

5. Shëndeti riprodhues
Arrat  përmbajnë kalcium, magnez, fosfor dhe kalium. Këto lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një truri dhe trupi të shëndetshëm. Mangani në mënyrë specifike mbështet shëndetin riprodhues, shërimin e plagëve dhe zhvillimin e trurit të fetusit.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Pastroni mushkëritë brenda tri ditëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *