Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, kundër të pandehurit B.Rr, për shkak të veprave penale, keqpërdorim i pozitës dhe marrje të ryshfetit.

“Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit B.Rr iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 21.02.2019 deri me datë 21.03.2019. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.Rr duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në cilësinë e personit zyrtar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar autorizimet e tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Sipas Gjykatës ky caktim i masës së arrestit shtëpiak është i arsyeshëm , për zhvillimin e procedurës penale.

Lexo po ashtu:  Rusia: Nëse SHBA sjell raketa në Europë, do dislokojmë armë bërthamore në Bjellorusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *