Delegacioni i BE-së ka reaguar në lidhje me arrestimet e gazetarëve në Shqipëri, pas protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Në njoftimin e delegacionit të BE-së thuhet se duhet që të ketë zero tolerancë për çdo kanosje që i bëhet medias dhe njerëzve të medias.

Kujtojmë se gazetari i Ora News Xhoi Malësia dhe kryeredaktori i Koha Jonë Qamil Xhani u arrestuan nga policia dy ditë më parë.

Njoftimi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri:

BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias.

Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin.

Lexo po ashtu:  Nuk dorëzohet para fashizmit serb/ Qeveria Kurti del me kumtesë publike: Kushtetuesja nuk e ka trajtuar marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *