Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të cilët dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”, “Përvetësim në detyrë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një kontrolli që kjo njësi në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kreu në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Ata dyshohet se i kanë kryer këto vepra në cilësi të personave zyrtarë në Ndërmarrjen Publike Telekomi i Kosovës.

Njëri nga të dyshuarit ka ushtruar funksionin e drejtorit të marketingut dhe tjetri drejtorit të Financave.

Burime brenda prokurorisë bëjnë të ditur se të arrestuarit dyshohen se kanë keqpërdorur për përfitime personale një kontratë në mes të Telekomit dhe një operatori ekonomik, vlera e të cilës arrinte në 327 mijë e 514 euro.

Ndërkaq, dy të arrestuarit e tjerë dyshohen se kanë përpiluar dhe firmosur dokumentet e falsifikuara dhe me përmbajtje të rreme, në emër të personave të tjerë.

Mësohet se katër të dyshuarit janë intervistuar dhe prokurori i rastit ka urdhëruar që të njëjtit të dërgohen në mbajtje.

Lexo po ashtu:  - Mendime të marra ka çdo njeri veçse i mençuri nuk i tregon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *