Edukatorja e kopshtit të fëmijëve “Cambridge Kids”, është arrestuar nga policia dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kjo për shkak se goditi me shuplakë në fytyrë një fëmijë një vjeçar që ishte nën përkujdesjen e saj.

Arrestimin e saj e ka konfirmuar për media, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Më datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu në Prishtinë është iniciuar një rast keqtrajtim i fëmijës. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar e cila me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore.
Edukatorja në fjalë është përjashtuar nga puna po ashtu.

“Me të parë skenën përgjegjësit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren në fjalë, ndërsa prindit i është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha incizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija i tij gjatë gjithë qëndrimit në çerdhen tonë”, është thënë në njoftimin e kopshtit “Cambridge Kids”.

Lexo po ashtu:  Arabia Saudite heton sulmet: “Armët e përdorura ndaj fabrikave të naftës janë iraniane”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *