Murali i Statujës së Lirisë, e prangosur dhe përplasur në kofanon e veturës së policisë, është duke tërhequr vëmendjen në qendër të Las Vegasit, një ditë pasi zyrtari i lartë i Administratës së Trumpit për Imigrim sugjeroi që mbishkrimi i famshëm i Statujës të ndryshohet.

Nën pseudonimin “Propaganda e Ricikluar”, artisti dhe imigranti britanik Izaac Zevalking ka pikturuar këtë mural në fund të muajit të kaluar, para se kreu i Shërbimit për Shtetësi dhe Imigrim Ken Cuccinelli, me shaka, sugjeroi të ndryshohet mbishkrimi i Emma Lazarusit të gdhendur në Statujën e Lirisë me: “M’i sillni të lodhurit dhe të varfrit tuaj që mund të qëndrojnë në të dy këmbët e tyre dhe të cilët nuk do të bëhen ngarkesë publike”, shkruan “The Guardian”.

“Qëllimi im për atë që bëra me Statujën e Lirisë është që të provoj dhe vizatoj analogjitë me të kaluarën e Amerikës, si është themeluar dhe si është ndërtuar kryesisht nga imigrantët, për të bërë me të vërtetë një analogji nga kjo kështu që njerëzit mund ta zbatojnë atë te shoqëria dhe çështjet bashkëkohore pak më shumë”, ka thënë Zevalking për KTNV.

Lexo po ashtu:  Krenari për çdo shqiptar kudo në botë/ Shqipëria nga sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, premton lobim për Kosovën

Për sugjerimin e Cuccinellit, zyrtarët e Administratës kanë kërkuar që të ulet rëndësia e tij.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, tha se “nuk do të kyçet në debat historik këtu” , transmeton Koha.net. Por ai shtoi: “Statuja e Lirisë është një simbol i lirisë amerikane që ndriçon botën. Poema të cilës i referoheni u shtua më vonë dhe në fakt nuk është pjesë e Statujës origjinale të Lirisë”.

Megjithatë, propozimi për ndryshimin e mbishkrimit të famshëm lidhet me ndryshimin e javës së kaluar në politikën e Administratës ndaj imigrantëve që kërkojnë statusin e qëndrimit të përhershëm apo të “Green Card”-ës. Sipas ligjeve të reja, shërbimet e imigracionit do të kenë të drejtën të refuzojnë aplikantët që kanë kaluar më shumë se një vit duke marrë ushqim dhe mjekim falas apo shërbime tjera publike pa pagesë.

I pyetur se cilët imigrantë do të mirëpriten në Shtetet e Bashkuara, Cuccinelli tha: “Të gjithë imigrantët që mund të qëndrojnë në të dy këmbët e tyre, të pavarur – ashtu si në traditën amerikane”.

Lexo po ashtu:  Ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko në vijën e parë të frontit të luftës: I gatshëm të jap dhe jetën për mbrojtjen e Ukrainës!

Por, kritikët e ligjeve frikësohen se ligjet e reja do të përdoren për të parandaluar imigrantët e varfër të shkelin ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara./MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *