Modest Beqa

Arsimi në viitin 2020 në përgjithësi është karakterizuar me një zhvillim që do të mbahet mend për një kohë të gjatë.Pasi edhe jam një mësimdhënës që punoj në njërën nga shkollat fillore në Kosovë dhe mundohem të përcjell zhvillimet e fushës ku i përkas,pra asaj të arsimit,do të mundohem të paraqes disa nga pikat kryesore të zhvillimit të arsimit në vitin 2020.

Një nga pikat kryesore që arsimi në vitin 2020 ka ecur me hapa gjigand është zgjedhja e një ministri të arsimit i cili bart me vete një bagazh dhe një dije të përmasave enorme sa i përket fushës së arsmit.Këtë ai e dëshmon me punimet e tij gjeniale,me idetë e tij origjinale pas asnjë shkronjë të vetme të kopjuar apo të bërë plagjiaturë.Kjo jep edhe mesazhin tek gjeneratat e bankave shkollore se secili duhet të jep origjinalitetin e vet në punimet e ndryshme shkollore dhe se plagjiatura nuk është mënyrë për të ecur përpara.
Pandemia që pushtoj botën në vitin 2020 bëri që mësimi të zhvillohej në mënyrë virtuale.Në Kosovë,mësimdhënësit ishin jashtëzakonisht të përgatitur në përdorimin e programeve kompjuterike të cilat shërbejnë rreth zhvillimit të mësimit online.Kjo përgatitje e mësimdhënësve rreth njohurive të këtyre shkathësive kompjuterike ishte rezultat i punës shumëvjeqare të qeverisë së Kosovës dhe sindikatës së bashkuar të arsimit që kishin organizuar trajnime rreth shkathtësive kompjuterike për të gjithë mësimdhënësit pa përjashtim.

Lexo po ashtu:  Pse Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

Arsimi në vitin 2020 e gjenë shtetin e Kosovës me një infrastrukturë të mahnitshme që edhe shtetet perëndimore do ta kishin zili.Sot në secilën shkollë kemi mjetet didaktike më të sofistikuara që janë në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve.Nxënësit tanë me një vullnet madh shkojnë në shkollat e tyre sepse e dinë që kanë kushtet e duhura për mësimxënje.Nxënësit tanë janë ndër lexuesit më të mëdhnjë në botë.Ata lexojnë mesatarisht 15 deri në 20 libra në muaj.Si rezultat i punës dhe angazhimit maksimal të mësimdhënësve,Kosova po renditet vazhdimisht në vendet e para sa i përket testit ‘’PISA’’.Të gjitha këto suksese janë si rezultat i një qeverisje të mirëfilltë nga pas lufta e deri më sot ku jemi në arsimin e vitit 2020.Jam i bindur se nëse nuk do të kishte qeverisje kaq të mirë, nuk do të ishte ky arsim që është sot.Po të kishte Kosova në vitin 2020 një ministër me një bagazh të dobët intelektual dhe që të zbulohej se kishte plagjiaturë në punimet e tij shkencore,populli nuk do e toleronte në asnjë mënyrë dhe menjëheë do të organizoheshin protesta deri në shkarkimin e tij.Po të kishte mësimdhënës të pa përgatitur rreth shkathësive kompjuterike,nxënësit nuk do të kishin suksesin që e kanë tani në situatën pandemike të vitit 2020.Po të kishte arsimi i vitit 2020 infrastrukturë të dobët me mjete të vjetra didaktike,sigurisht se vullneti i nxënësve nuk do të ishte ky që është sot.Po të mos kishin mësimdhënësit angazhim maksimal Kosova do renditej ndër vendet e fundit në listë sa I përket testit ‘’PISA’’.

Lexo po ashtu:  "Shamia" nuk është obligim islam, por....

Si përfundim, të gjithë ne duhet të jemi krenar me arritjet në fushën e arsimit, sidomos të arsimit në vitin 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *