Kryefjala e shumë sëmundjeve që prekin globin çdo ditë e më shumë është pa dyshim pesha e tepërt dhe kequshqyerja. Ky është një fakt që tashmë bien dakord mjekë dhe pacientë.

Në të shumtën e rasteve mbipesha nga ushqimi është faktori kryesor dhe zgjidhja për të fillon nga dietat e shëndetëshme ushqimore.
Gjithsesi për këtë rregull ekzistojnë edhe përjashtime të cilat e ndikojnë njëjtë trupin.

Nëse keni një stil jetese të shendetshëm dhe konsumoni pak ushqim, por përsëri jeni të fryrë dhe me kilogramë të tepërt, pas kësaj ka një shpjegim shëndetësor. Në këtë artikull nga Agroweb.org ju tregojmë pikërisht disa nga arsyet e fshehura që e shëndoshin trupin pa e kuptuar. Arsyet e fshehura të peshës së tepërt
Siç thamë dhe më sipër, arsyet e shtimit në peshë mund të jenë të shumta, por më specifikja mund të shkaktohet nga hormonet.

Nëse vuani çekuilibrimi i hormoneve do të përjetoni shtim të papritur në peshë apo fryrje të të gjithë trupit. Për këtë mjekët bëjnë përgjegjës veçanërisht hormonin e estrogjenit.
Kur nivelet e tij janë të ulëta tek gratë vihet re një shtim i madh në peshë.

Lexo po ashtu:  Shprehja që na ul vetëbesimin sa herë e përdorim

Kjo mund të ndodhë gjatë gjithë jetës, duke filluar që nga adoleshenca deri ne periudhën e menopauzës. Ndryshimi i vazhdueshëm i hormoneve reflektohet menjëherë edhe në trup, pasi estrogjeni është përgjegjës për rregullimin e metabolizmit dhe peshën trupore.

Këta kilogramë zakonisht formohen rreth zonës së barkut dhe kofshëve dhe mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin. Duke qenë se pjesa më e madhe e dhjamit formohet rreth organeve, mund të shkaktojë edhe sëmundje të tjera. ëtu futen diabeti, ishemia apo sëmundjet kardiovaskulare.

Përse ndodh? Kalimi i moshës dhe plakja e organizmit nuk janë të të vetmet arsye se përse niveli i estrogjenit në trup mund të jetë i ulët. Kjo gjendje mund të shfaqet, përveçse gjatë menopauzës edhe pas lindjes, kur keni probleme me vezoret apo kur vuani nga anoreksia. Për të evituar të gjithë problemet që mungesa e estrogjenit sjell mjafton të ndiqni disa këshillat të thjeshta.

Konsumoni shumë fruta ku futen bananet, luleshtrydhet dhe pjeshkët.

Arrorët janë një tjetër alternativë e mirë të cilat ndihmojnë me rritjen natyrale të hormonit të estrogjenit.

Lexo po ashtu:  Ja pse duhet të hani portokall çdo ditë

Gjithnjë kini parasysh të konsumoni një dietë të shëndetshme dhe të konsultoheni me një mjek specialist, në mënyrë që organizmi dhe pesha e trupit të jenë në formën e tyre më të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *