Pas prerjes së kordonit umbilikal, foshnjës nuk i mbetet gjë tjetër veçse një copëz e vogël, e cila në të shumtën e rasteve, do të thahet dhe do të bjerë brenda 1 ose 3 javëve pas lindjes. Deri atëherë, mundohuni ta mbani sa më të pastër dhe të thatë atë zonë. Është më mirë ta lani foshnjën me sfungjer dhe të mos i bëni banjë komplet, derisa t’i bjerë edhe ajo copë që i ka mbetur dhe kërthiza t’i shërohet plotësisht. Në përgjithësi, prindërit kanë marrë këshilla si ta pastrojnë me alkool atë pjesë. Disa studime kanë treguar se kërthiza do të shërohet më shpejt, nëse nuk përdoret asnjë lloj mjekimi. Kësisoj, disa maternitete nuk e rekomandojnë më praktikën e dikurshme. Në rast se nuk jeni të sigurta çfarë të bëni, këshillohuni me pediatrin. Procesi i rënies së kërthizës, do të përshpejtohet në rast se kjo e fundit ekspozohet ndaj ajrit dhe baza e saj lihet të thahet sa më shumë të jetë e mundur. Për të shmangur irritimet dhe për ta lënë të thahet atë zonë, paloseni pelenën e foshnjës poshtë kërthizës. Nëse moti është i ngrohtë, visheni foshnjën vetëm me një bluzë me mëngë të shkurtra, me qëllim që ajri të qarkullojë më lirshëm dhe të përshpejtojë procesin e tharjes.

Lexo po ashtu:  5 përdorime të pazakonta të lëngut të kastravecave turshi

Është më se normale që deri kur të bjerë kërthiza, të shikoni pak rrjedhje apo gjak të tharë. Por nëse ajo duket e skuqur apo ka aromë të keqe, njoftoni menjëherë pediatrin. Kur të bjerë, ju do të shikoni pak gjak, gjë që është normale, por nëse rrjedhja vazhdon për pak kohë, çojeni foshnjën për një kontroll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *