Bamjet janë perimet e sezonit. Ato janë një burim i mirë i mineraleve, vitaminave dhe fibrave. Lëngu karakteristik që përmbajnë mund të përdoret edhe për salcat e trasha. Bamja konsiderohet si perime të cilën ose e dashuron ose e urren, nuk ka rrugë të mesme.

Ajo ofron një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore. Bamja është një perime me ngjyrë të gjelbër, në formë të gishtave, me një lëng karakteristik të trashë. Përmban fibra, folatë, vitaminë K, A, B6, C, acid folik, kalcium, zink. Përmbajtja e saj ushqyese ndihmon në shëndetin e zemrës, forcimin e kockave dhe mbrojtjen nga kanceri.

-Ushqimi me bazë bamjesh këshillohet për gratë shtatzëna, për shkak të acidit folik që ka në përbërje. Acidi folik është jetik në zhvillimin e fëmijës mes javës së 4 dhe 12.

-Fibra që gjendet tek bamjet ndihmon në stabilizimin e nivelit të glukozës dhe kolesterolit, forcon strukturën e enëve të gjakut dhe eviton shfaqjen e akneve në fytyrë.

-Kaliumi dhe kalçiumi që përmbajnë bamjet janë të nevojshme për shëndetin e mirë të zemrës dhe qarkullimin normal të gjakut.

Lexo po ashtu:  Çfarë ndodh nëse konsumoni cigare kur ushqeni fëmijën me gji?

Një filxhan bamje përmban 0.45 mg hekur i cili ndihmon në prodhimin e hemoglobinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *