Mënyra moderne e jetesës na detyron ta përdorim së tepërmi teknologjinë, gjë e cila i prekë edhe fëmijët qysh në moshat e hershme.

Fëmijët janë duke shpenzuar shumë kohë të lirë duke i përdorur pajisjet elektronike si telefonat e mençur dhe tabletët.

Sidoqoftë, shkencëtarët paralajmërojnë se fëmijët nën moshën 12 vjeçare nuk duhet të lejohen t’i përdorin këto pajisje.

Normalisht, askush nuk mund ta mohojë faktin se avancimi i teknologjisë na ka ndihmuar të lidhemi me njëri-tjetrin më shumë dhe faktikisht i ka ndryshuar jetët e njerëzve. Por, shumica e këtyre njerëzve nuk e dinë se si teknologjia ndikon te fëmijët e tyre.

Më poshtë i keni disa prej arsyeve se përse duhet ta mbani fëmijën larg pajisjeve elektronike.

Zhvillimi i shpejtë i trurit

Nga mosha 2 deri në 21 vjet, madhësia e trurit të fëmijës do të trefishohet. Në vitet e hershme, zhvillimi i trurit bazohet në rrethana të ambientit. Ekspozimi i tepërt në inovacionet teknologjike ndikon te zhvillimi i trurit dhe ndërlidhet me:

– Funksione të tepërta
– Vonesa kognitive
– Mungesë përqendrimi
– Probleme me mësimin
– Impulsivitet të shtuar, etj.

Lexo po ashtu:  Një studim me përfundime shqetësuse të varësisë nga telefoni: është diagnozë klinike?

Pajisjet elektronike e ngadalësojnë zhvillimin

Pasi që përdorimi i pajisjeve elektronike i zvogëlon lëvizjet te fëmijët dhe të rriturit, kjo shkakton vonesa në zhvillimin e fëmijës.

Mbipesha

Studimet tregojnë se fëmijët që kanë pajisje elektronike në dhomat e tyre janë 30% më të prirë të vuajnë nga mbipesha.

Veç kësaj, pothuajse 30% e këtyre fëmijëve janë më të rrezikuar të sëmuren me diabet dhe kanë rrezik më të shtuar të sulmeve të zemrës dhe trurit.

Pagjumësia

Rreth 60% e të gjithë prindërve nuk u kushtojnë vëmendje fëmijëve kur i përdorin pajisjet elektronike. Më shumë se 75% e fëmijëve lejohen t’i përdorin këto pajisje në dhomë të fjetjes, por 9 nga 10 prej tyre pastaj kanë probleme me gjumë.

Sëmundjet mendore

Këto janë disa prej problemeve të shëndetit mendor që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i teknologjisë:

– Ankthi
– Depresioni
– Varësia
– Mungesa e vëmendjes
– Autizmi
– Çrregullimi bipolar, etj.

Problemet me sy

Qëndrimi para ekraneve për orë të gjata shkakton probleme me sy, prandaj kjo është një arsye tjetër se përse duhet t’u kushtoni më shumë vëmendjeve fëmijëve dhe përdorimit të pajisjeve elektronike.

Lexo po ashtu:  Ky është tipari i përbashkët i fëmijëve të suksesshëm, s'ua merr mendja për çfarë bëhet fjalë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *