Fjalët e Fabio Paratici para ndeshjes kundër Bolonjës kanë konfirmuar atë që duhej prej kohësh: Juve, duke parë edhe vështirësitë për të arritur tek Jorginho, ka si objektiv për mesfushën pikërisht Arthur Melo, duke qenë e fortë edhe në interesimin e Barcelonës për Pjanic. Nëse një muaj më parë, përballë një pëlqimi të boshnjakut për transferimin në Katalonja, drejtuesit bardhezinj u përplasën me refuzimin e brazilianit, tani situate ka ndryshuar.

Arthur ka kuptuar se nuk është prioritet për klubin blaugrana e për teknikun e tij actual, Setien. Për më tepër këmbëngulja e Paratici e oferta e Juventus kanë nisur ti pëlqejnë: Mundo Deportivo zbulon sot detajet e një propozimi që do ti lejonte lojtarit të trefishonte të ardhurat në persë vitet e ardhshme, duke kaluar nga 2.2 milionë në sezon aktualisht (ngjitet deri në 3 me pjesën e lëvizshme) në 7 në vit që mund të marrë në Torino (8 bashkë me një seri bonusesh).

Nëse, si shkruajnë në Spanjë, akordi mes Pjanic e Barcelonës është dicka e kryer, tani mbetet vetëm të pritet përgjigja e Arthur. Mes dy klubeve hipoteza e shkëmbimit është diskutuar dhe palët janë në thelb dakord me bekimin edhe të dy teknikëve, Sarri e Setien.

Lexo po ashtu:  Kemi humbur 200 milionë, s’do të ketë blerje 100 milionë euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *