Mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo ka falënderuar Juventusin për interesin e tyre të madh për të.

Arthur finalizoi një transferim te Juve dje, në një marrëveshje që mund të rritet në 82 milionë euro, me Miralem Pjanic që shkoi te Barça në këmbim.

“Faleminderit Juventus, për interesimin tuaj të madh për mua”, shkroi braziliani në Instagram, transmeton lajmi.net.

“Unë e di se do të shkoj në një klub të shkëlqyeshëm; shumë sfida na presin, për t’u kapërcyer së bashku”.

Ndërkohë, 23-vjeçari u zotua t’i ‘japë gjithçka’ klubit të tij aktual për pjesën tjetër të sezonit.

“Tani jam përqendruar te e tashmja. Unë kam objektiva të rëndësishëm për të arritur me Barcelona dhe do të vazhdoj deri në fund të sezonit, duke dhënë gjithçka për shokët e mi të skuadrës dhe të gjithë tifozët”.

“Faleminderit shumë për përkrahjen! Shihemi nesër [duke iu referuar ndeshjes së sotme kundër Atletico]”.

Lexo po ashtu:  Reali vendos përfundimisht për Mbappen e Haalandin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *